8
8

New Administratori

/New Administratori
New Administratori 2019-10-28T10:59:24+00:00

ADMINISTRATORI

Laert Duraj është Administrator i Postës Shqiptare Sh.a.

Z. Laert Duraj ka lindur në Tepelenë më 10 Nëntor 1972. Ka ndjekur studimet e larta për “Administrim – Biznes” në Fakultetin e Ekonomisë në Universitetin e Tiranës në periudhën 1991 -1995.

Karriera e tij si manaxher ka nisur shumë herët, duke filluar në fushën e telekomunikacioneve në operatorin e vetëm të telefonisë në atë kohë, Albtelecom Sh.A., si Drejtor i Zonës së Tepelenës për të vijuar më pas si Drejtor në Filialin e Shërbimeve të Reja në Tiranë.
Në vitin 2004 emërohet Drejtor Marketingu në Drejtorinë e Përgjithshme të Albtelecom Sh.A. ku është shquar për arritjet e tij në krijimin e një imazhi të ri për Albtelecom si markë, nëpërmjet produkteve cilësore dhe fushatave tërheqëse marketing.

Karriera e tij është e lidhur ngushtësisht dhe me arsimin. Në Shtator 2006, Laerti është një nga themeluesit e parë të Universitetit Europian të Tiranës ku do të punojë për disa vite si kancelar i tij, detyrë e cila përfshinte administrimin dhe manaxhimin e Universitetit. Më pas, vijoi sërish me arsimin e lartë, si një nga themeluesit e “Kolegjit Profesional të Tiranës”, shkolla e parë dhe e vetme e arsimit të lartë profesional, një fushë e cila, e lënë pas dore prej shumë vitesh, po rikthehej tashmë si një nevojë në treg.
NNë karrierën e tij si manaxher, Laerti është dalluar për mënyrën dhe stilin e veçantë të drejtimit dhe administrimit, në ngritjen e skuadrave dhe frymës së grupit, në krijimin e historive të suksesit.

Laert Duraj është i martuar dhe ka dy fëmijë.
Krahas, karrierës si manaxher, Laerti është pjesëmarrës në angazhime publike.