Home > Media > aktivitete

Vizitë në Zyrën Postare Gjirokastër

Në kuadër të vizitave në mbarë Shqipërinë,  Administratori i Postës Shqiptare, z. Etjen Xhafaj, zhvilloi një vizitë pune në filialin Gjirokastër, ku u inspektua funksionimi i shërbimeve postare dhe financiare. Vëmendje e veçantë iu kushtua respektimit të standardeve institucionale, forcimit të kontrollit të brendshëm dhe garantimit të transparencës dhe besueshmërisë ndaj qytetarëve dhe vizitorëve. Si një qytet me rëndësi të veçantë turistike, Gjirokastra kërkon shërbime postare efikase dhe të besueshme, në mbështetje të komunitetit lokal dhe zhvillimit të qëndrueshëm të turizmit.

Të dhënat për kodin

Mbyll dritaren X