Home > Media > aktivitete

Vizitë në Zyrën Postare Memaliaj dhe Përmet

Në vijim të vizitave në terren, Administratori i Postës Shqiptare vizitoi Postën Shqiptare Memaliaj dhe Përmet, duke ndjekur nga afër funksionimin e shërbimeve postare dhe financiare për qytetarët. Çdo zyrë postare duhet të trajtohet me të njëjtën vëmendje dhe angazhim institucional; ndaj roli i stafit në garantimin e cilësisë, korrektësisë dhe efikasitetit mbetet një kusht i panegociueshëm. Po ashtu, u theksua rëndësia e forcimit të mekanizmave të kontrollit të brendshëm për rritjen e transparencës, sigurisë dhe besueshmërisë në çdo shërbim të ofruar.

Të dhënat për kodin

Mbyll dritaren X