Home > Media > aktivitete

Vizitë në Shkup

Administratori i Postës Shqiptare, z. Etjen Xhafaj,  në kuadër të vizitave në të gjithë rajonin, kreu një ndalesë në Shkup, me qëllimin për të diskutuar mundësinë e bashkëpunimit, shërbimet që ofrohen dhe disa nga sfidat e një ndër qëndrave më të rëndësishme urbanistike dhe institucionale ballkanike.  

“Shkupi, si një qendër e rëndësishme administrative dhe kulturore në rajon, kërkon standarde të larta në shërbimet postare dhe digjitale, për t’u ardhur në ndihmë qytetarëve dhe komunitetit të gjerë,” – u shpreh z. Xhafaj.

“Përkushtimi ynë është të forcojmë bashkëpunimin rajonal dhe të avancojmë drejt shërbimeve gjithnjë e më efikase, moderne dhe të besueshme.”

Kjo vizitë synon rritjen e bashkëpunimit institucional dhe përmirësimin e standardeve postare në një qytet me rol të veçantë në rajon.

Të dhënat për kodin

Mbyll dritaren X