Home > Media > aktivitete

Vizitë në Mal të Zi

Në kuadër të forcimit të bashkëpunimit institucional, Administratori i Postës Shqiptare, z. Etjen Xhafaj, zhvilloi një vizitë zyrtare dhe u takua me Drejtorin e Përgjithshëm të Postës së Malit të Zi, z. Josip Djuraskovic.

Gjatë takimit u diskutuan mundësitë për zhvillimin e mëtejshëm të shërbimeve postare moderne, me fokus të veçantë në e-commerce, përmirësimin e proceseve të shpërndarjes së pakove ndërmjet dy vendeve, si dhe bashkëpunimin për platforma të përbashkëta logjistike për tregtinë online.

Një vëmendje e posaçme iu kushtua dixhitalizimit të shërbimeve financiare, zhvillimit të instrumenteve moderne të pagesave, si dhe shkëmbimit të eksperiencave dhe praktikave më të mira në menaxhimin e shërbimeve postare.

Të dyja palët shprehën gadishmërinë për të thelluar bashkëpunimin, në funksion të rritjes së cilësisë së shërbimeve dhe krijimit të vlerës së shtuar për qytetarët dhe bizneset në të dy vendet.

Të dhënat për kodin

Mbyll dritaren X