Home > Media > njoftime

Mbi rishikimin e tarifave të shërbimeve postare

NJOFTIM

Mbi rishikimin e tarifave të shërbimeve postare

Posta Shqiptare njofton të gjithë klientët se, duke filluar nga data 04.05.2026, do të hyjnë në fuqi tarifat e rishikuara për një pjesë të shërbimeve postare, në zbatim të vendimmarrjes së Këshillit Mbikëqyrës dhe kuadrit ligjor në fuqi për shërbimet postare në Republikën e Shqipërisë.

Rishikimi përfshin tarifat e shërbimit universal dhe jouniversal postar, brenda dhe jashtë vendit, konkretisht për letërkëmbimin, kartolinat, shtypshkrimet, paketat e vogla, kolipostën, shërbimin e postës sekrete, abonimet në kutitë postare, si edhe dërgesat me vlerë të deklaruar. Ky përditësim synon përshtatjen e tarifave me kushtet e tregut dhe përmirësimin e mëtejshëm të cilësisë së shërbimeve të ofruara për qytetarët dhe bizneset.

Për transparencë dhe informim të plotë, tarifat e reja do të publikohen në faqen zyrtare të Posta Shqiptare, do të afishohen në të gjitha zyrat postare dhe do të reflektohen në kalkulatorin online në datën e hyrjes në fuqi. Klientët me kontratë do të njoftohen gjithashtu zyrtarisht përmes komunikimit të drejtpërdrejtë.

Të dhënat për kodin

Mbyll dritaren X