8
8

Pagesa e tarifës së aplikimit në universitete

/Pagesa e tarifës së aplikimit në universitete
Pagesa e tarifës së aplikimit në universitete 2019-07-11T16:32:11+00:00

.

Pagesa e tarifës së aplikimit në universitete

Bazuar në marrëveshjen e bashkëpunimit Nr. 2225 Prot dhe Nr. 18-247 Prot datë 09.07.2018 të lidhur me Qendrën Ndëruniversitare të Shërbimeve dhe Rrjetit Telematik ( RASH ), Posta Shqiptare kryen shërbimin e  arkëtimit të tarifës së aplikimit të regjistrimit në Institucionet e Arsimit të Lartë.

Shërbimi kryhet në të gjitha zyrat e Postës Shqiptare.

Tarifa e aplikimit është 2.000 leke dhe komisioni i shërbimit është 50 lekë.

 Lidhur me procedurën e ndjekur së pari  maturantët aplikojnë në portalin U – Albania për të gjeneruar faturën për arkëtim dhe kryejnë pagesën pranë zyrave postare. Fatura për arkëtim është e përbërë nga dy pjesë nga të cilat pjesa e dytë i jepet klientit bashkë me mandatin e arkëtimit dhe pjesa e parë administrohet nga Zyra Postare.

Afati për të kryer fazën e parë të arkëtimit të tarifës së aplikimit për universitete është deri në 25 korrik 2019.