8
8
Administratori 2018-03-29T11:24:01+00:00

Laert Duraj është Administrator i Postës Shqiptare Sh.a.

Z. Laert Duraj ka lindur në Tepelenë më 10 Nëntor 1972. Ka ndjekur studimet e larta për “Administrim – Biznes” në Fakultetin e Ekonomisë në Universitetin e Tiranës në periudhën 1991 -1995.
Karriera e tij si manaxher ka nisur shumë herët, duke filluar në fushën e telekomunikacioneve në operatorin e vetëm të telefonisë në atë kohë, Albtelecom sh.a., si Drejtor i Zonës së Tepelenës dhe për të vijuar më pas si Drejtor në Filialin e Shërbimeve të Reja në Tiranë. Në vitin 2004  z. Duraj emërohet Drejtor Marketingu në Drejtorinë e Përgjithshme të Albtelecom sh.a. ku është shquar për arritjet e tij në krijimin e një imazhi të ri për Albtelecom si markë, nëpërmjet produkteve cilësore dhe fushatave tërheqëse marketing.
Karriera e tij është e lidhur ngushtësisht dhe me arsimin. Në Shtator 2006, z. Laert është një nga themeluesit e parë të Universitetit Europian të Tiranës ku do të punojë për disa vite si kancelar i tij detyrë e cila përfshinte administrimin dhe menaxhimin e Universitetit. Më pas, z. Laert vijoi sërish me arsimin e lartë, si një nga themeluesit e “Kolegjit Profesional të Tiranës”, shkolla e parë dhe e vetme e arsimit të lartë profesional, një fushë e cila, e lënë pas dore prej shumë vitesh, po rikthehej tashmë si një nevojë në treg.
Në karrierën e tij si menaxher i suksesshëm, z. Laert është dalluar për mënyrën dhe stilin e veçantë të drejtimit dhe administrimit, në ngritjen e skuadrave dhe frymës së grupit, në krijimin e historive të suksesit.
Z. Laert Duraj është i martuar dhe ka dy fëmijë. Ai vjen nga një familje arsimtarësh dhe gjithashtu edhe bashkëshortja është pjesë e këtij sistemi, si pedagoge në Universitetin e Tiranës.
Krahas, karrierës së sukseshme si manaxher, z. Duraj është pjesëmarrës në angazhime publike.