8
8
Analiza Vjetore 2018 2019-02-15T16:36:28+00:00

Analiza Ekonomiko-Financiare Vjetore, për Vitin 2018

Posta Shqiptare Sh.A., zhvilloi një takim me Drejtorët e Filialeve dhe Drejtorët e Drejtorisë së Përgjithshme të Postës Shqiptare, ku u diskutua analiza ekonomiko-financiare vjetore, për vitin 2018.

Gjatë këtij takimi, u diskutuan arritjet, sfidat dhe angazhimi i Postës Shqiptare për maksimalizimin e cilësisë në ofrimin e shërbimeve, si dhe rritjen e gamës së tyre.

Gjithashtu, u diskutua mbi performancën e filialeve të Postës Shqiptare në qytetet që ato mbulojnë, ku u theksua roli i tyre në ndërtimin dhe zhvillimin e marrëdhënieve të bashkëpunimit me klientët, bizneset, institucionet shtetërore dhe Bashkitë respektive.

Administratori i Postës Shqiptare, z. Laert Duraj gjatë fjalës së tij e vuri theksin tek detyrimi që ka çdo punonjës për të punuar me përkushtim dhe korrektësi ndaj klientëve të Postës Shqiptare, me etikë dhe sjellje sa më profesionale nga punonjëset e sporteleve.