8
8
Arkëtime 2018-04-16T16:19:53+00:00

Arkëtime të faturave të OSHEE

Faturat e energjisë elektrike mund t’i paguani menjëherë me 0 (zero) komision në çdo zyrë postare.

Paguani dhe informohuni mbi shërbimin tonë të shpejtë dhe të sigurt në të gjithë Shqipërinë.

Me paraqitjen e Librezës OSHEE, apo faturës së energjisë elektrike ju mund të:

1.Paguani faturën e energjisë elektrike.

2.Paguani detyrimin e prapambetur në formën e Akt-Marrëveshjes me OSHEE.

3.Informoheni mbi detyrimet e prapambetura dhe kamat-vonesat.

Gjithçka me 0 (zero) komision!

Kujdes! Pas kryerjes së pagesës ju do të pajiseni me mandatin që vërteton këtë veprim dhe mund të vulosni Librezën e OSHEE. Ruajeni mandatin si provë të shlyerjes së detyrimit tuaj!

Arkëtime të faturave të ujit

Faturat e konsumit mujor të ujit për Tiranën dhe Durrësin, si dhe faturat e prapambetura të UKT dhe UKD mund të paguhen menjëherë, në të gjitha zyrat postare, ku mund të:

1.Informoheni mbi vlerën e detyrimit.

2.Paguani direkt në sistemin e UKT dhe UKD (online).

3.Hiqni në çast detyrimin ndaj UKT dhe UKD.

4.Dokumentoni pagesën e faturave tuaja.


Arkëtime të gjobave të policisë

Në të gjitha zyrat postare , ju mund të bëni:

1.Kontrollin për gjobat e kundravajtjeve rrugore në sistem (ONLINE).

2.Kryerjen e Pagesës së Gjobës.

3.Verifikimin për heqjen e gjobës në momentin e pagesës (ONLINE).

 

Tatim për taksat vendore

Bazuar në marrëveshjet e lidhura me Bashkitë, Posta Shqiptare kryen arkëtimin e detyrimeve të personave juridik/fizik që kanë për bashkitë në të cilat janë nën juridiksion. 

1.Klienti, i cili do të paraqitet në sportelet e Postës Shqiptare duhet të jetë i pajisur detyrimisht me faturën për arkëtim, të lëshuar nga Bashkitë respektive. Arkëtimi kryhet në sistem dhe manualisht.

2.Klienti pajiset me një kopje të mandat arkëtimit, i cili nënshkruhet dhe vuloset nga punonjësja e sportelit, si edhe nënshkruhet nga klienti qe arkëton vlerat.

 

Kontributi i sigurimeve shoqërore (Kontribut vullnetar dhe kontribut i bujkut privat i përllogaritur nga Drejtoritë Rajonale të ISSH-së) 

1.Arkëtimet e sigurimeve kryhen pasi klienti paraqet formularin e njoftimit për pagesën e kontributit vullnetar, i plotësuar nga Drejtoria Rajonale e Sigurimeve Shoqërore.

2.Shërbimi i arkëtimit të kontributit të bujkut kryhet pasi klienti paraqet një urdhër veprimi, i plotësuar nga DRSSH.


Legalizimet e dokumentave në Ministrinë për Europën dhe Punët e Jashtme

Bazuar në marrëveshjen e lidhur me Ministrinë për Europën dhe Punët e Jashtme, Posta Shqiptare luan rolin e ndërmjetësit, duke i ardhur në ndihmë klientit për legalizimin e dokumentave që do të përdoren jashtë shtetit.

1.Shërbimi i legalizimit kryhet në gjitha zyrat postare të Postës Shqiptare për llogari të Ministrisë për Europën dhe Punët e Jashtme.

2.Shërbimi financiar përfshin arkëtimin e vlerës së pullës së taksës konsullore dhe komisionin e shërbimit.

Vërtetimi i gjendjes gjyqësore ( Dëshmi penaliteti)

Bazuar në marrëveshjen e lidhur me Ministrinë e Drejtësisë, Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjve, Posta Shqiptare pranon në sportelet e zyrave postare aplikimet e klientëve për pajisjen me Çertifikatë të Gjendjes Gjyqësore, Dëshmi Penaliteti.

1.Klienti paraqitet në sportel me një mjet identifikimi (kartë idenditeti ose pasaportë) dhe plotëson formularin e aplikimit për Dëshmi Penaliteti.

2.Pasi është plotësuar formulari, kryhet arkëtimi i vlerës së Pullës Gjyqësore. Arkëtimi kryhet në sistem dhe klienti pajiset me mandat arkëtimi të nënshkruar nga arkëtari i zyrës postare dhe nga klienti.

3.Për të tërhequr këtë dokumet klienti duhet të paraqitet tek i njëjti sportel që ka kryer aplikimin.

 

Legalizimi i dokumetave në Ambasadën Italiane

Bazuar në marrëveshjen e lidhur me Ambasadën Italiane, Posta Shqiptare kryen shërbimin financiar të legalizimit të dokumentave për llogari të Ambasadës së Italisë. Shërbimi realizohet mbi legalizimin e dokumentave në Ambasadën Italiane.

1.Më parë klienti duhet të ketë përkthyer dokumentat që do të legalizojë, në përkthyes të betuar e të njohur nga Ministria e Drejtësisë dhe t’i ketë legalizuar në Ministrinë e Jashtme (veprim, i cili kryhet nëpërmjet Postës Shqiptare).

2.Tarifa e legalizimit përcaktohet nga Ministria e Jashme Italiane, është në Euro dhe në sistem konvertohet në lekë. Arkëtimi i vlerës që nevojitet për legalizimin e dokumentave kryhet në sistem, dhe klienti pajiset me mandatin e arkëtimit. 

 

Arkëtimet e tarifave të shkollimit në Universitete, Matura Shtetërore,etj.

Posta Shqiptare kryen në të gjitha Zyrat Postare shërbimin e arkëtimit të tarifave shkollore si më poshtë:

1.Arkëtim për maturë shtetërore

2.Vërtetim për kurse pasuniversitare

3.Tarifë, vërtetim notash

4.Tarifë regjistrimi për master

5.Tarifë regjistrimit në universitet

6.Legalizim për MASH

7.Arkëtim për AKP (Agjensia Kombëtare e Provimeve)

 

Çdo klient duhet të pajiset me faturën për arkëtim të lëshuar nga universitetet. Arkëtimi mund të bëhet si në sistem dhe manualisht. Pas kryerjes së shërbimit, klienti pajiset me mandat arkëtimi të nënshkruar nga punonjësja dhe klienti.

 

Shitje e pullës së taksës me vlera të ndryshme

– Posta Shqiptare është licensuar nga Ministria e Financave si agjent shitjesh i pullës së taksës për zyrat noteriale . Në zyrat postare shiten pulla takse të prerjeve të ndryshme.

Akreditimet Doganore

Bazuar në marrëveshjen me Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave, Posta Shqiptare luan rolin e Agjentit Doganor për kryrjen e zhdoganimeve të objekteve ndërkombëtare që janë objekt i procedurave doganore. Për realizimin e këtij shërbimi veprohet si më poshtë:

1.Agjenti doganor i Postës Shqiptare, në bazë të dokumentacionit të dhënë nga përfaqësuesja e autoritetit doganor, sipas përshkrimit të mallit, për kodin e nomenklaturës së mallrave 9900,do të përcaktojë vlerën që klienti duhet të shlyejë për llogari të Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave. 

2.Vlera e detyrimit doganor do të vendoset në njoftimin që merr klienti.

3.Kjo vlerë nuk do të ketë të përfshirë komisionin e Postës Shqiptare.

4.Vlera e detyrimit doganor e vendosur në lajmërim njoftimin e klientit do të gjenerohet nga eterna postare (sipas përkatësisë së sektorevëe), për t’u vijuar më pas nga punonjëset e përpunimit në filialin/degën e postës përkatëse.

5.Arkëtimi kryhet në sistem dhe klienti pajiset me mandat arkëtimi.

Arkëtimet e tarifave të kopshteve/çerdheve

Bazuar në marrëveshjen me Bashkitë e qyteteve, Posta Shqiptare ofron shërbimin e arkëtimit të faturave për fëmijët që frekuentojnë kopshtet dhe çerdhet.

1.Çdo prind fëmije paraqitet në sportelet e Postës Shqiptare me faturën për arkëtim çdo muaj të lëshuar nga Qendrat Ekonomike të Zhvillimit dhe Edukimit të Fëmijëve.

2.Shërbimi realizohet në sistem dhe klienti pajiset me mandat arkëtimi të nënshkruar nga punonjësja dhe klienti.

Arkëtime për akomodimin në konvikte

Posta Shqiptare ofron në zyrat e saj edhe shërbimin për arkëtimin e pagesave të akomodimit të studentëve në konviktet shtetërore.

1.Studenti paraqitet në sportelet e postës për të kryer pagesën, pasi është pajisur nga Ndërmarja e Trajtimit të Studentëve me formularin përkatës.

2.Në bazë të formularit bëhet pagesa, ku shënohet numri i godinës dhe numri i dhomës ku do të akomodohet.

3.Studenti pajiset me mandat arkëtimi të nënshkruar nga punonjësja.