8
8

Arketimi i tarifave te aplikimit ne universitete

/Arketimi i tarifave te aplikimit ne universitete
Arketimi i tarifave te aplikimit ne universitete 2018-07-06T13:15:11+00:00

Posta Shqiptare sh.a, një kompani e orientuar drejt klientëve të saj të çfarëdo moshe, përfshirë këtu dhe studentët, ofron shërbimin e arkëtimit të tarifave të aplikimit në universitete.

Studentët mund të paguajnë tarifat e aplikimit pranë zyrave tona postare në të gjithë territorin e vendit deri në zonat më të thella rurale.

Ky shërbim nëpërmjet Postës Shqiptare është në dispozicion të studentëve për të gjitha universitetet publike të vendit.

Në zbatim të Vendimeve të Këshillit të Ministrave, për përcaktimin e kuotave dhe tarifave, miratuar respektivisht për çdo vit akademik, fakultetet e vendit kanë bërë me dije që të gjithë studentët e të gjitha cikleve dhe degëve, mund të paguajnë tarifën e aplikimit prej 2000 lekësh për vitin akademik 2018 – 2019, në zyrat e Postës Shqiptare.

Jeni të mirëpritur në sportelet tona.