8
8

Babagjyshi Sekret

/Babagjyshi Sekret
Babagjyshi Sekret 2018-12-19T10:41:50+00:00

Posta Shqiptare vjen më afër fëmijëve në këtë periudhë festash!

Në këtë prag fundviti, Posta Shqiptare në bashkëpunim me Kompaninë Connext, po realizojnë projektin “Babagjyshi Sekret”, me qëllim intensifikimin e atmosferës festive, si dhe për të dhuruar më shumë buzëqeshje për fëmijët shqiptar.

Për të gjithë fëmijët e ciklit 9-vjeçar, të cilët duan t’i shprehin një dëshirë Babagjyshit, mund t’i drejtohen Babagjyshi Sekret nëpërmjet një letre dhe mund ta postojnë letrën në çdo zyrë postare, në të gjithë Shqipërinë, në adresën “Babagjyshi, Poli i Veriut, Kutia Postare 47”.

Ja cilat hapa duhen ndjekur që dëshira e fëmijës tuaj të listohet tek Çorapja e letrave tek www.BabagjyshiSekret.al
Po ju presim