8
8

BLERJE TRANSMETIMI KOHË RADIO-TELEVIZIVE DHE FUSHATË ONLINE, PËR PRODUKTET E RËNDËSISHME DHE ATO RISI TË POSTËS SHQIPTARE

/BLERJE TRANSMETIMI KOHË RADIO-TELEVIZIVE DHE FUSHATË ONLINE, PËR PRODUKTET E RËNDËSISHME DHE ATO RISI TË POSTËS SHQIPTARE
BLERJE TRANSMETIMI KOHË RADIO-TELEVIZIVE DHE FUSHATË ONLINE, PËR PRODUKTET E RËNDËSISHME DHE ATO RISI TË POSTËS SHQIPTARE 2021-06-11T09:28:07+02:00

Fondi Limit: 16,486,709 (gjashtëmbëdhjetë milion e katërqind e tetëdhjetë e gjashtë mijë e shtatëqind e nëntë) lekë pa T.V.SH.

 

 

Kriteret e përgjithshme për kualifikim:

 

Përcaktohen kriteret e kualifikimit si vijojnë:

 

Për të provuar kapacitetin ligjor, Kandidati duhet të dorëzojë:

 

  1. Ofertuesi duhet të vërtetojë se:
  2. a) Është i regjistruar në Qendrën Kombëtare të Biznesit dhe ka në fushën e veprimtarisë objektin e prokurimit. Në rastin kur ofertuesi është një organizatë jofitimprurëse, duhet të deklarojë se është i regjistruar si person juridik, sipas Ligjit Nr.8788, datë 07.05.2001 “Për Organizatat jo Fitimprurëse”;
  3. b) nuk është në proces falimentimi, (statusi aktiv);
  4. c) nuk është dënuar për shkelje penale, në përputhje me Nenin 45/1 të LPP;

ç) nuk është dënuar me vendim të gjykatës së formës së prerë, për vepra që lidhen  me veprimtarinë profesionale;

  1. d) ka paguar të gjitha detyrimet për pagimin e tatimeve e të kontributeve të sigurimeve shoqërore, sipas legjislacionit në fuqi.

Edhe Ofertuesi i huaj duhet të deklarojë se i plotëson të gjitha kërkesat e renditura më sipër nëpërmjet paraqitjes së një vetëdeklarate me shkrim.

Nëse gjuha e përdorur në procedurë është gjuha shqipe, atëherë dokumentat në gjuhë të huaj duhet të shoqërohen me një përkthim të noterizuar në gjuhën shqipe.

Në rastet e bashkimit të operatorëve ekonomikë, çdo anëtar i grupit duhet të dorëzojë vetëdeklaratën e lartpërmendur.

Kriteret e Përgjithshme për Pranim, nuk duhet të ndryshohen nga autoritetet kontraktore. Këto kritere duhet të vërtetohen përmes dokumentave të lëshuar, jo më parë se tre muaj nga dita e hapjes së ofertës.

Në çdo rast, autoriteti kontraktor ka të drejtë të kryejë verifikimet e nevojshme mbi vërtetësinë e informacionit të deklaruar nga operatori ekonomik si më sipër.

Veç kësaj, nëse oferta dorëzohet nga një bashkim operatorësh ekonomikë, duhet të dorëzohen:

  1. Marrëveshja e noterizuar sipas së cilës bashkimi i operatorëve ekonomikë është krijuar zyrtarisht;
  2. Prokura e posaçme.

 

  1. Kriteret e Veçanta të Kualifikimit

2.1 Operatori ekonomik duhet të dorëzojë:

  1. Formulari i Ofertës;
  2. Sigurimi i ofertës, në masën 2% e vlerës së përllogaritur të kontratës është 329,734.18(treqind e njezetë e nëntë mijë e shtatëqind e tridhjetë e katër pikë tetëmbëdhjetë) lekë pa tvsh;
  3. Deklaratë mbi përmbushjen e specifikimeve teknike;

ç. Deklaratë mbi Konfliktin e Interesit;

e.Vërtetim që konfirmon shlyerjen e të gjitha detyrimeve të maturuara të energjisë elektrike të kontratave të energjisë që ka operatori ekonomik që është i regjistruar në Shqipëri.

 

2.2 Kushte specifike

2.2.1 Vërtetim nga Administrata Tatimore për xhiron mesatare vjetore (2018, 2019, 2020) me vlerë jo më pak se 39% e vlerës limit të kontratës që prokurohet.

2.2.2 Operatori Ekonomik duhet të paraqesë shërbime me natyrë të ngjashme të kryera gjatë tre viteve të fundit, me vlerë jo më pak se 30% e vlerës së përllogaritur të kontratës që prokurohet.

Ky kriter (pika 2.2.2) duhet të vërtetohet përmes dokumentave të lëshuar jo më parë se tre muaj nga dita e hapjes së ofertës.

Autoriteti kontraktor si dëshmi për përvojën e mëparshme kërkon vërtetime të lëshuara nga një ent publik ose fatura tatimore të shitjes, ku shënohen datat, shumat dhe sasitë e mallrave të furnizuara.

Në rastin e përvojës së mëparshme të realizuar me sektorin privat, si dëshmi pranohen vetëm fatura tatimore të shitjes, ku shënohen datat, shumat dhe shërbimet e realizuara.

 

2.2.4 Operatori Ekonomik duhet të paraqesë vërtetim nga Drejtoria e Tatimeve për numrin e punonjësve të siguruar për periudhën Mars – Maj 2021, i cili duhet të jetë jo më i vogël se 2 (dy), shoqëruar me listëpagesat e sigurimeve shoqërore (formularët E-sig 025 a).

Kjo procedurë do të kryhet mbi bazën e  VKM-së Nr.1195, datë 05/08/2008 “Për blerjen, zhvillimin, prodhimin dhe bashkëprodhimin e programeve a të reklamave për transmetim nga operatorët radioteleveizive ose botim në median e shkruar dhe për kontrata , për kohë transmetimi , nga organet e Administratës Shtetërore”.

 

 

 

  • Kriteri i vlerësimit

Oferta me çmimin më të ulët do të shpallet fituese.

2.4 Afati i zbatimit të kontratës:

  1. Zbatimi i kontratës do të fillojë nga dita e nesërme pas miratimit të media planit për shërbimet objekt kontrate.
  2. Autoriteti kontraktor Posta Shqiptare sh.a, rezervon të drejtën për të kërkuar fillimin e zbatimit të kontratës jo më vonë se 2 (dy) ditë nga nënshkrimi i kontratës mes palëve.
  3. 3. Kryerja e shërbimeve objekt të kontratës do të bëhet në përputhje me specifikimet teknike të dhëna në Dokumentat e Tenderit dhe të dakortësuara në media planin e miratuar.

2.5 Afati përfundimtar për paraqitjen e ofertave do të jetë data 11/06/2021 ora 10:00.

Ofertat do të jenë të mbyllura në zarf, të vulosura dhe të dorëzohen nga përfaqësuesit e shoqërive zyrtarisht pranë Postës Shqiptare sh.a. brenda afatit të përcaktuar.

Ofertat e dorëzuara mbas orës 10:00 të datës 11/06/2021 do të refuzohen.

2.6 Ofertuesi duhet të dorëzojë ofertën e tij sipas Formularit të Ofertës, Deklaratë mbi përmbushjen e Specifikimeve Teknike, Deklaratë mbi konfliktin e interesit dhe Deklaratë mbi gjëndjen gjyqësore, mos dorëzimi i deklaratave të mësipërme përbën shkak për skualifikim.