8
8

Fushatë publicitare në median online

/Fushatë publicitare në median online
Fushatë publicitare në median online 2019-09-30T10:07:51+02:00

1.Në zbatim të Vendimit të Këshillit të Ministrave Nr. 1195 datë 05.08.2008 (pika ç) “Për blerjen, zhvillimin, prodhimin e bashkëprodhimin e programeve a të reklamave për transmetim nga operatorët radiotelevizivë ose botim në median e shkruar dhe për kontratat, për kohë transmetimi, nga organet e administratës shtetërore”, Posta Shqiptare sh.a. Ju fton të paraqisni ofertën tuaj realizimin e blerjes së shërbimit për zërin Marketing të parashikuar në programin ekonomik 2019 me tematikë Fushatë publicitare në median online.

2.Me fond limit 2.996.666 (dy milion e nëntëqind e nëntëdhjetë e gjashtë mijë e gjashtëqind e gjashtëdhjetë e gjashtë) lekë, pa T.V.SH.

Kriteret e përgjithshme për kualifikim:

 Përcaktohen kriteret e kualifikimit si vijojnë:

Per te provuar kapacitetin ligjor, Kandidati duhet të dorëzojë:

1.Një dokument që vërteton se (subjekti juaj):

a) nuk është në proces falimentimi, (statusi aktiv)

b) nuk është dënuar për shkelje penale, në përputhje me Nenin 45/1 të LPP,

c) nuk është dënuar me vendim të gjykatës së formës së prerë, që lidhet me aktivitetin e profesional, të lëshuar nga Qëndra Kombëtare të Regjistrimit.

Kriteret e mësipërme të vërtetohen nëpërmjet Ekstraktit Historik të lëshuara nga QKB (Qendra Kombëtare e Biznesit), si dhe vetëdeklarimin e subjektit, sipas Shtojcës Nr. Extra “Deklaratë mbi Gjendjen Gjyqësore.

2.Një dokument që vërteton se (subjekti juaj):

a) ka plotësuar detyrimet fiskale,

b) ka paguar të gjitha detyrimet e sigurimeve shoqërore ,

te lëshuar nga Administrata Tatimore.

Kriteret e Përgjithshme për Pranim, nuk duhet te ndryshohen nga autoritetet kontraktore. Keto kritere (pikat 1,2) duhet te vërtetohen përmes dokumentave të lëshuar jo më parë se tre muaj nga dita e hapjes së ofertës.

  1. Operatori ekonomik duhet të jetë i regjistruar në regjistrat përkatës profesionalë ose tregtarë të shtetit në te cilin ata janë themeluar, duke vërtetuar personalitetin e tyre ligjor, për këtë kandidatët duhet të dorëzojnë një kopje të Ekstraktit mbi historikun e subjektit të lëshuar nga Qendra Kombëtare e Biznesit.

Operatori ekonomik duhet të vërtetojë se ai i plotëson të gjitha kërkesat e renditura më sipër nëse dokumentat e sipërpërmendura nuk lëshohen në shtetin e tyre të origjinës, atëherë mjafton një deklaratë me shkrim. Nëse gjuha e përdorur në procedurë është shqip, atëherë dokumentat në gjuhë të huaj duhet të shoqërohen me një përkthim të noterizuar në gjuhën shqipe.

Veç kësaj, nëse oferta dorëzohet nga një bashkim operatorësh ekonomikë, duhet të dorëzohen:

a. Marrëveshja e noterizuar sipas së cilës bashkimi i operatorëve ekonomikë është krijuar zyrtarisht;

b. Prokura e posaçme.

        2.Kriteret e Veçanta të Kualifikimit

  1. Operatori ekonomik duhet të dorëzojë:

       a.Deklaratë mbi përmbushjen e specifikimeve teknike;

      b.Deklaratë mbi Konfliktin e Interesit;

c.Formularin e Ofertës ;

d.Vërtetimin që konfirmon shlyerjen e të gjitha detyrimeve të maturuara të energjisë elektrike të kontratave të energjisë që ka operatori ekonomik që është i regjistruar në Shqipëri.

2.3 Kushte specifike

2.1.3 Vërtetim nga Administrata Tatimore për xhiron mesatare vjetore (2016, 2017, 2018) me vlerë jo më pak se 39 % e vlerës limit të kontratës që prokurohet.

2.2.5 Operatori Ekonomik duhet të paraqesë sherbime me natyrë të ngjashme të kryera gjatë tre viteve të fundit, me vlerë jo më pak se 39 % e vlerës së përllogaritur të kontratës që prokurohet.

Autoriteti kontraktor si dëshmi për përvojën e mëparshme kërkon vërtetime të lëshuara nga një ent publik ose fatura tatimore të shitjes, ku shënohen datat, shumat dhe sasitë e mallrave të furnizuara.

Në rastin e përvojës së mëparshme të realizuar me sektorin privat, si dëshmi pranohen vetëm fatura tatimore të shitjes, ku shënohen datat, shumat dhe shwrbimet e realizuara.

Kjo procedurë do të kryhet mbi bazën e  VKM-së Nr.1195, datë 05/08/2008 “Për blerjen zhvillim, prodhimin dhe bashkëprodhimin e programeve a të reklamave për transmetim nga operatorët radioteleveizive ose botim në median e shkruar dhe për kontrata , për kohë transmetimi , nga organet e Administratës Shtetërore”

2.4 Kriteri i vlerësimit

Oferta me çmimin më të ulët do të shpallet fituese.

2.5 Afati i zbatimit të kontratës:

  1. Zbatimi i kontratës në median online do të fillojë efektet nga e nesërmja, pas nënshkrimit të kontratës mes palëve te spoteve publicitare do të transmetohen në një hark kohor 30 ditë, sipas një media plani, nga data e nënshkrimit të kontratës nga palët.

2.6 Afati  përfundimtar për paraqitjen e ofertave do të jetë data 27/09/2019 ora 13:00.

Ofertat do të jenë të mbyllura në zarf, të vulosura dhe të dorëzohen nga përfaqësuesit e shoqërive zyrtarisht pranë Postës Shqiptare sh.a. Brenda afatit të përcaktuar.

Ofertat e dorëzuara mbas orës 13:00 të datës 27/09/2019 do të refuzohen.

2.7  Ofertuesi duhet të dorëzojë ofertën e tij sipas Formularit të Ofertës, Deklaratë mbi përmbushjen e Specifikimeve Teknike, Deklaratë mbi konfliktin e interesit dhe Deklaratë mbi gjëndjen gjyqësore, mos dorëzimi i deklaratave të mësipërme përbën shkak për skualifikim.

Dokumentacionin e mësipërm cdo operator i interesuar mund ta gjejë në adresën Posta Shqiptare Sh.a, kati i 4 (katert), zyra e Prokurimeve. Rruga “Reshit Çollaku”. Nr.4 Tirane nga ora 8:00-16:00 nga e Hëna – Enjte dhe diten e Premte 8:00-14:00.

 Ofertat duhet te paraqiten Prane Posta Shqiptare Sh.a, kati i 4 (katert), zyra e Prokurimeve. Rruga “Reshit Çollaku”. Nr.4 Tirane sipas afatit te sipercituar.

4.Ofertuesit ose përfaqësuesit e tyre janë të ftuar të ndjekin hapjen e ofertave.