Të nderuar qytetarë
Më poshtë po ju listojmë hapat që duhet të ndiqni në rastet kur pagesën e detyrimit doganor për tërheqjen e pakove tuaja do ta kryeni në postë:
1 – Juve do t’ju vijë në adresën tuaj njoftimi nga Posta Shqiptare për mbërritjen e pakos tuaj në Shqipëri dhe ndalimin e saj në doganë. Lajmërimi do të përmbajë edhe shifrën e detyrimit doganor së bashku me tarifat postare.
2 – Pasi merr lajmërimin, klienti i drejtohet zyrës postare qendrore të qytetit ku banon dhe dorëzon në sportel kartën e idenitetit, e cila skanohet nga sportelisti i Postës.
3 – Klienti kryen arkëtimin e detyrueshëm në sportelin e Postës Shqiptare dhe pajiset me mandat pagesën përkatëse.
4 – Klienti paraqitet një ditë më vonë pranë zyrës postare për të bërë tërheqjen e objektit.