8
8
Karta e studentit 2019-09-12T15:38:27+00:00

Posta Shqiptare do të prodhojë kartën e studentit
Nënshkruhet Memorandumi i Bashkëpunimit ndërmjet Postës Shqiptare dhe Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë.

Ndërmjet Postës Shqiptare dhe Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë (MASR) është nënshkruar Memorandumi i Bashkëpunimit për prodhimin dhe shpërndarjen e kartës së studentit për të gjithë studentët që studiojnë në universitete publike dhe private, në të gjithë Shqipërinë.
Karta e studentit do të jetë një kartë identifikuese, e cila do të ofrohet falas nga Posta Shqiptare.
Posta Shqiptare do t’u mundësojë të gjithë studentëve një “Account” (llogari) personale në sistemin e saj, për të përfituar shërbime me çmim të reduktuar të Postës Shqiptare, si dhe të shërbimeve që kjo e fundit ofron në bashkëpunim me operatorë të ndryshëm ekonomik.
Administratori i Postës Shqiptare z. Laert Duraj, duke falenderuar MASR për besimin e dhënë ndaj Postës Shqiptare, shprehu garancinë se institucioni që ai drejton do të jetë në gjithë lartësinë e duhur për të siguruar mbarëvajtjen e prodhimit dhe shpërndarjes së kartave, ndërsa shtoi: “Tani jemi në fazën e parë. Për momentin do të jetë një kartë identifikuese, e cila do t’u ofrojë të gjithë lehtësirat që entet publike ofrojnë për studentët.
Më vonë, edhe në varësi të marrëveshjeve që Posta Shqiptare do të lidhë, do të ofrohen procedura me lehtësime edhe më të mëdha. Procesi do t’u ofrohet të gjithë studentëve të Shqipërisë”.