8
8
Marreveshja ADISA 2019-02-20T16:14:11+00:00

Marrëveshje bashkëpunimi për ofrimin e shërbimeve postare, pranë zyrave të ADISA

Posta Shqiptare dhe ADISA, tashmë ONE STOP SHOP i vërtetë për qytetarët

Posta Shqiptare dhe Agjensia e Ofrimit të Shërbimeve Publike të Integruara (ADISA) kanë nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi për ofrimin e të gjitha shërbimeve të Postës Shqiptare, pranë zyrave rajonale/vendore të ADISA, duke ofruar tashmë një ONE STOP SHOP të vërtetë për qytetarët.

Administratori i Postës Shqiptare z. Laert Duraj, u shpreh se ky ONE STOP SHOP, do të krijojë lehtësira të natyrës ekonomike dhe kohore për qytetarët, të cilët aplikojnë për marrjen e shërbimeve pranë zyrave të ADISA.

Z. Duraj theksoi se kjo marrëveshje bashkëpunimi, do të shtrihet në të gjitha zyrat e ADISA, në të gjithë Shqipërinë, në një periudhë afatshkurtër.

Ndërsa, Drejtori ekzekutiv i Agjensia e Ofrimit të Shërbimeve Publike të Integruara, z. Lorin Ymeri, shprehu falenderime për Postën Shqiptare, për gatishmërinë e treguar dhe vazhdimësinë e bashkëpunimeve në interes të qytetarëve.

Gjithashtu, z. Ymeri theksoi faktin që kjo marrëveshje do të jetë një mundësi e mirë për lehtësimin e procedurave të shërbimeve që ofrohen nga ADISA dhe Posta Shqiptare.

Posta Shqiptare është kompania e vetme shtetërore, që operon në tregun e shërbimeve postare dhe financiare e cila ofron një gamë të gjerë shërbimesh për qytetarët, me tarifa konkuruese.

Agjensia e Ofrimit të Shërbimeve Publike të Integruara (ADISA) është agjensia e cila është përgjegjëse për administrimin e sporteleve të administratës shtetërore dhe ofrimit të shërbimeve publike sipas parimit të ndarjes së zyrave pritëse nga zyrat përgjegjëse për shërbimin.