8
8
Marreveshja e Postes me ISSH 2018-03-29T15:13:04+00:00

                                                  

Posta Shqiptare nënshkruan marrëveshje me ISSH -n për shpërndarjen e shpërblimit të pensionistëve

Posta Shqiptare sh.a dhe Instituti i Sigurimeve Shoqërore, marrëveshje për shpërndarjen e shpërblimit të pensionistëve

Posta Shqiptare sh.a. dhe Instituti i Sigurimeve Shoqërore firmosën sot marrëveshjen ku Posta Shqiptare merr përsipër shpërndarjen e shpërblimit të festave të fundvitit për pensionistët.

Për të mos krijuar probleme në shpërndarjen e pensioneve është hartuar një grafik, i cili do të mundësojë shpërndarjen pa probleme të këtij shpërblimi deri në fund të dhjetorit. Sipas grafikut, të gjithë përfituesit do të kenë mundësi të tërheqin shumë e përfituar, duke filluar nga dita e nesërme, 15 dhjetor deri më datë 30 dhjetor 2017.

Pensionistët që e tërheqin pensionin pranë bankave të nivelit të dytë, shpërblimi i fundvitit do t’u kalohet në llogarinë bankare të çelur për kreditimin e pensionit mujor. Kalimi i shpërblimit në llogarinë bankare do të bëhet në datën 20.12.2017.

GRAFIKU i PAGESAVE

Pagesa e Shpërblimit do të kryhet në zyrat postare të shpërndarjes së pensioneve në të gjithë vendin, duke filluar nga data 15 deri më datë 30.12.2017, si më poshtë:

Më datë 15 dhjetor do të tërheqin shpërblimin pensionistët që tërheqin pensionin në këtë datë dhe ata që e kanë tërhequr pensionin në datën 1 dhjetor 2017.

Në datën 18 dhjetor do të tërheqin shpërblimin pensionistët që tërheqin pensionin në këtë datë dhe ata që e kanë tërhequr pensionin në datën 4 dhjetor.

Në datën 19 dhjetor do të tërheqin shpërblimin pensionistët që tërheqin pensionin në këtë datë dhe ata që e kanë tërhequr pensionin në datën 5 dhjetor.

Në datën 20 dhjetor do të tërheqin shpërblimin pensionistët që tërheqin pensionin në këtë datë dhe ata që e kanë tërhequr pensionin në datën 6 dhjetor.

Në datën 21 dhjetor do të tërheqin shpërblimin pensionistët që tërheqin pensionin në këtë datë dhe ata që e kanë tërhequr pensionin në datën 7 dhjetor.

Në datën 22 dhjetor do të tërheqin shpërblimin pensionistët që tërheqin pensionin në këtë datë dhe ata që e kanë tërhequr pensionin në datën 8 dhjetor.

Në datën 25 dhjetor do të tërheqin shpërblimin pensionistët qe tërheqin pensionin në këtë datë dhe ata që e kanë tërhequr pensionin në datën 11 dhjetor.

Në datën 26 dhjetor do të tërheqin shpërblimin pensionistët që tërheqin pensionin në këtë datë dhe ata që e kanë tërhequr pensionin në datën 12 dhjetor.

Në datën 27 dhjetor do të tërheqin shpërblimin pensionistët që tërheqin pensionin në këtë datë dhe ata që e kanë tërhequr pensionin në datën 13 dhjetor.

Në datën 28 dhjetor do të tërheqin shpërblimin pensionistët që tërheqin pensionin në këtë datë dhe ata që e kanë tërhequr pensionin në datën 14 dhjetor.

Në datën 29 dhjetor do të tërheqin shpërblimin pensionistët që tërheqin pensionin në këtë datë dhe raste te tjera që nuk janë paguar sipas grafikut, në ditët më përpara.