8
8
Mesazh urimi nga drejtori i pergjithshem 2018-02-20T12:41:57+00:00

MESAZH URIMI NGA DREJTORI i PËRGJITHSHËM Z. LAERT DURAJ ME RASTIN E 105-VJETORIT TË ADMINISTRATËS SË PARË POSTARE

105 vjet nuk janë shumë në historinë e një shteti, por për ne, si Posta Shqiptare janë shumë të shtrenjta, sepse në çdo sekondë të tyre, ne kemi qenë këtu me Shqiptarët dhe për Shqipërinë.

Jo më kot, Ismail Qemali, babai i kombit, ndër institucionet e para, themeloi dhe Ministrinë Shqiptare të Postë-Telegrafës, pasi ndër gjërat që shqiptarët kishin nevojë më shumë, ishte të ishin të lidhur me njëri – tjetrin.

Këtë mision fisnik, e mban Posta Shqiptare, duke shërbyer në shekullin e kaluar dhe në shekullin që erdhi. Tani nuk lidhim vetëm shqiptarët në trojet amëtare, por i lidhim ata në çdo cep të globit. Ne jemi krenarë për të kaluarën tonë dhe shpresëplotë për të ardhmen.

Ne jemi pranë jush, duke ofruar shërbime të reja, tradicionale dhe moderne financiare, duke shkurtuar distancat, që të vazhdojmë të jemi të lidhur fort me njëri – tjetrin.

Ne jemi kudo!

Ne jemi Posta Shqiptare!