8
8
Filiali i Postës Durrës, Posta Shqiptare SH.A kërkon të marrë me qira një ambient të përshtatshëm, në Qytetin e Shijakut 2020-05-28T11:40:13+02:00

FTESË  PËR  OFERTË                            

Filiali i Postës Durrës, Posta Shqiptare SH.A kërkon të marrë me qira një ambient të përshtatshëm, në Qytetin e Shijakut, ku do të vendoset  Zyra Postare Shijak/Qendër, pasi godina ekzistuese do të shembet për shkak të dëmtimeve të Tërmetit të datës 26 nëntor 2019.

Kushtet kryesore për ambientin që kërkohet të merren me qira janë:

  • Sipërfaqja e ambientit të jetë 60-75 m2,
  • Ambienti të jetë në rrugë kryesore (për një reklamim sa më të dukshëm), Kati i Parë, duhet të ketë akses në rrugët kryesore urbane, të ketë  akses transporti publik, të jetë i përshtatshëm për shtresat vulnerabël si invalidë, të moshuar, persona me aftësi të kufizuar.
  • Ambienti duhet të jetë me ndriçim, aspirim, kondicionim, survejim 24 X 24 orë me kamera si dhe të ketë parkim për klientët dhe mjetet e postës.
  • Banakët dhe mobilime të tjera që do të nevojiten, do të vendosen nga qiradhënësi në bashkëpunim me qiramarrësin sipas standardeve të shërbimit për funksionimin e zyrave postare.
  • Kriteri, i cili do të vlerësojë ofertën e paraqitur do të jetë çmimi më i ulët për m2 në përshtatje dhe me kriteret e tjera të kërkuara.
  • Aplikuesi për qiradhënës duhet të ketë dokumentacionin e duhur ligjor si: Çertifikatë pronësie, kontratë OSHEE dhe UKD.

Të interesuarit të paraqiten brenda datës 31.05.2020  pranë Sektorit të Burimeve Njerëzore dhe Administratës,  Filiali Durrës në adresën: Rruga “Ismail Beja”, të kontaktojnë në numrin e celularit 068 4010 965 ose nëpërmjet adresës së e-mail [email protected]

              DREJTORIA E FILIALIT TË POSTËS DURRËS