
MISIONI
Posta Shqiptare sh.a është shoqëria më e madhe tregtare që operon në tregun e shërbimeve postare dhe financiare. Ndër vite, Posta Shqiptare nuk ka patur në fokus vetëm aktivitetin tregtar, por ka shërbyer si një ndërmjetëse vitale midis biznesit, qytetarëve dhe institucioneve.
Pika jonë më e fortë në treg është rrjeti prej 550 zyrash të shtrira në të gjithë Shqipërinë, të cilat nuk do të operonin dot pa stafin përkatës, çka do të thotë se ne kemi edhe një numër shumë të madh punonjësish, rreth 2400.
Misioni ynë është të vazhdojmë të mbetemi lokomotiva e shërbimeve postare e financiare në vend, duke i garantuar klientit cilësi maksimale të shërbimeve, si duke përmbushur me së miri sloganin Shpejt.Sigut.Kudo.
Qëllimi ynë është konsolidimi i pozicionit dhe rritja e reputacionit të kompanisë në tregun e shërbimeve, duke synuar arritjen e standarteve në të njëjtin nivel me Postat homologe të rajonit e më gjerë.
GJURMONI DËRGESËN TUAJ
Ketu mund te gjurmoni objektin tuaj postar 24/7.