8
8

New DEKLARATË PËR MEDIA

/New DEKLARATË PËR MEDIA
New DEKLARATË PËR MEDIA 2020-07-03T09:27:23+00:00
media

DEKLARATË PËR MEDIA

REPUBLIKA E SHQIPËRISË

POSTA SHQIPTARE SH.A.

Njoftim për Mediat

Në kuadër të masave të marra si pasojë e situatës së krijuar nga përhapja e Covid-19, është evidentuar në disa zyra postare krijim i rradhëve dhe mos zbatim i protokollit të masave të sigurisë nga qytetarët.

Ndonëse nga ana e punonjësve të zyrave të Postës Shqiptare janë bërë të gjitha përpjekjet për ruajtjen e distancave dhe sigurisë gjatë ofrimit të shërbimit, është shumë i rëndësishëm edhe bashkëpunimi nga ana e qytetarëve.

Posta Shqiptare ju bën thirrje të gjithë pensionistëve dhe qytetarëve që marrin shërbime postare-financiare në zyra postare, të respektojnë protokollin e masave sipas udhëzimit të miratuar nga Ministria e Shëndetësisë, duke ruajtur distancimin fizik dhe duke mbajtur masat mbrojtëse.

Posta Shqiptare, në kuadër të parandalimit të rradhëve të gjata apo ndonjë mundësie infektimi në këtë situatë të pazakontë, njofton se prej disa vitesh, ofron për të gjithë pensionistët shërbimin “Shpërndarja e pensionit në adresë”.

Drejtori i Departamentit të Zhvillimit dhe Standarteve pranë Postës Shqiptare, z.Vangjush Andoni, në një prononcim për mediat, pasi bëri thirrje publike ndaj të gjithë qytetarëve që paraqiten në zyra postare, për të ruajtur distancën fizike dhe respektimin e masave, theksoi se alternativa e duhur me qëllim parandalimin e virusit është shërbimi “Shpërndarja e pensionit në adresë”.

“Gjatë periudhës së pandemisë, Posta Shqiptare ofroi shpërndarjen e pensioneve në banesë për të gjithë pensionistët e Shqipërisë, me qëllim parandalimin e përhapjes së këtij virusi tek grup mosha më e rrezikuar, pensionistët. Ka qenë një sipërmarrje shumë e vështirë, të cilën Posta Shqiptare e kaloi me sukses” u shpreh z. Andoni.

Gjatë kësaj periudhe të pazakontë për të gjithë, Posta Shqiptare ka arritur të menaxhojë me sukses shpërndarjen e rreth 500 mijë pensioneve në muaj, në adresë të çdo pensionisti, në të gjithë Shqipërinë.

  1. Andoni, në komunikimin me mediat, rikujtoi edhe një herë që të gjithë pensionistët që dëshirojnë që pensioni t’ju shpërndahet në adresë, të aplikojnë pranë zyrave postare për përfitimin e shërbimit të shpërndarjes së pensionit në banesë.

Pensionisti ose një anëtar i familjes së tij mund të paraqitet në zyrë postare, të plotësojë një formular aplikimi për përfitimin e këtij shërbimi dhe pensioni do të shpërndahet sipas grafikut të përcaktuar nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore.

Posta Shqiptare dhe punonjësit e shërbimit janë në dispozicion të qytetarëve për të asistuar në përfitimin e këtij shërbimi.

Gjithashtu, në ditët në vijim, Posta Shqiptare do të vazhdojë me fushata ndërgjegjësimi dhe komunikimi me qytetarët.

Kompania Posta Shqiptare sh.a. në përfundim të 6-mujorit të parë të vitit 2017, ka bërë transparente analizën e treguesve ekonomiko – financiare për këtë periudhë. Gjatë fjalës së tij Drejtori i Përgjithshëm Z. Vangjush Andoni, e vuri theksin tek detyrimi që ka çdo punonjës i kompanisë për të punuar me përkushtim dhe seriozitet, për të përmbushur objektivat e kompanisë, si dhe për të ruajtur një reputacion sa më të mirë në treg. Në vazhdim Drejtorët e Drejtorive, si dhe Drejtorët e Filialeve diskutuan mbi problematikat, si dhe u fokusuan mbi objektivat e 6- mujorit të dytë të vitit 2017.

Do të ketë ekskluzivitetin e shërbimit universal postar në 5 vitet e ardhshme
Posta Shqiptare mori autorizimin e shërbimit universal postar nga AKEP. Posta do të ketë ekskluzivitetin e shërbimit universal postar në 5 vitet e ardhshme.

Ceremonia zyrtare e dorëzimit të Autorizimit Individual për Ofrimin e Shërbimit Universal Postar u zhvillua në ambientet e AKEP.

Ky autorizim lëshohet nga AKEP në zbatim të Nenit 64, pika 3, të Ligjit 46/2015, “Për Shërbimin Universal Postar në RSH”, sipas të cilit, Posta Shqiptare do të ketë të drejtën ekskluzive për një periudhë 5-vjeçare në ofrimin e shërbimit universal postar për qytetarët. Autorizimi aplikon kritere dhe kërkon standarde më rigoroze për shërbimin postar ndaj klientëve.

Autorizimi iu dorëzua drejtorit të Përgjithshëm të Postës Shqiptare, z. Majlind Lazimi, nga z.Piro Xhixho, kryetar i Këshillit Drejtues të AKEP, në praninë e përfaqësuesve të Postës dhe AKEP-it. Z. Lazimi u shpreh se ky autorizim e vendos Postën Shqiptare përpara një përgjegjësie akoma edhe më të madhe në ofrimin e shërbimeve postare kundrejt qytetarëve shqiptarë, duke u motivuar për një shërbim më cilësor.

Nga ana e tij, z. Xhixho tha se institucioni që ai drejton mbetet i gatshëm për bashkëpunime të tjera edhe në vazhdim, duke e cilësuar Postën Shqiptare si një kompani të rëndësishme publike. Gjatë takimit, palët diskutuan edhe mbi situatën e tregut postar, çështjet që lidhen me aspektet rregullatore të shërbimit universal si edhe vizionin e Postës Shqiptare mbi të ardhmen e saj në tregun shqiptar.

Posta Shqiptare sh.a fiton vendin e dytë në garën ballkanike të postierëve

Një ekip i postierëve të Postës së Shqipërisë ka marrë pjesë në garën e 43-të ballkanike “Ecja e shpejtë” që është mbajtur në Turqi me datën 10 tetor 2014.

Në këtë garë, Delegacioni i Postës Shqiptare, ka fituar çmimin e dytë. Kjo është një garë sportive që organizohet çdo vit mes kompanive publike postare të shteteve të Ballkanit.

Kjo ngjarje sportive ka për qëllim rritjen e bashkëpunimit dhe miqësisë mes kompanive postare të rajonit. Në këtë garë, udhëheqës të kompanive postare kanë biseduar për sfidat me të cilat përballet shërbimi postar në shtetet e Ballkanit, në kohën e zhvillimit të hovshëm teknologjik të komunikimit.

Delegacioni i Postës Shqiptare, i përfaqësuar nga Zëvendës Drejtori i Përgjithshëm z.Entel Agolli zhvilloi takime me homologët dhe zyrtarë të tjerë të ndërmarrjeve postare të shteteve të rajonit. Në garën “Ecja e shpejtë” kanë marrë pjesë shtatë shtete: Kosova, Shqipëria, Maqedonia, Bosnja dhe Hercegovina, Bullgaria, Rumania dhe Turqia si mikpritëse dhe organizatore e garës.

Ekipi nga Turqia ka fituar vendin e parë, ndërkaq ekipi nga Posta e Kosovës vendin e tretë.

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë në Tiranë i akordon çmimin z. Lazimi
Posta Shqiptare vlerësohet me çmimin “Shërbim i shpejtë, i sigurtë dhe kudo”

Gjatë një mbrëmje Gala të organizuar nga Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë me bizneset vendase, Posta Shqiptare sh.a u vlerësua me çmimin “Shërbim i Shpejtë, i sigurtë dhe kudo”, çmim ky, që ju dorëzua Drejtorit të Përgjithshëm të Postës Shqiptare, z. Majlind Lazimi.

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë ja akordoi këtë çmim Postës Shqiptare, si një kompani publike lider në tregun shqiptar të shërbimeve postare dhe financiare. Gjatë këtyre 102 viteve përvojë, Posta Shqiptare ka treguar një performancë të lartë me shërbime të shpejta, të sigurta dhe me një shpërndarje të gjerë të rrjetit të zyrave të saj.

Posta Shqiptare ka treguar vazhdimisht se ka vizionin për t’u zgjeruar dhe zhvilluar me më shumë shërbime, si edhe për të ecur gjithmonë me hapin e kohës duke aplikuar teknologjitë e reja. Në këtë kontekst, Posta Shqiptare, është një kompani me ndikim të lartë e pozitiv në shoqërinë shqiptare duke u shërbyer qytetarëve me gamën e gjerë dhe cilësore të produkteve dhe shërbimeve, me çmime të arsyeshme, shpejt, sigurt, kudo.