DREJTORET E DEPARTAMENTEVE
Z.Vangjush Andoni ka lindur më 8 korrik 1968 në qytetin e Korçës.
Është diplomuar Inxhinier Elektronik në Universitetin Politeknik të Tiranës, në vitin 1992. Z. Andoni ka filluar eksperiencën si Inxhinier Elektronik në Radio Televizionin Shqiptar.
Në vitet 2000-2009, Z. Vangjush Andoni punoi në Postën Shqiptare ku ka qenë pjesë e projekteve inovative të kompanisë dhe nga viti 2004 ka drejtuar sektorin e Teknologjisë së Informacionit. Në janar 2006 u emërua Drejtor i Teknologjisë së Informacionit pranë Postës Shqiptare.
Nga periudha shkurt 2009 – shkurt 2013 Z. Andoni ka punuar pranë kompanisë konçesionare Aleat shpk/Safran Group. Në periudhën nga janar 2014 deri në qershor 2017 ka mbajtur postin e Zv Drejtorit të Përgjithshëm të Postës Shqiptare dhe në periudhën nga data 6 qershor 2017 deri në 9 nëntor 2017, Z. Vangjush Andoni kreu me përkushtim detyrën e Administratorit të Postës Shqiptare sh.a.
Aktualisht Z. Vangjush ushtron detyrën e Drejtorit të Departamentit të shërbimeve pranë Postës Shqiptare sh.a.
GJURMONI DËRGESËN TUAJ
Ketu mund te gjurmoni objektin tuaj postar 24/7.