8
8

New KOLIPOSTA

/New KOLIPOSTA
New KOLIPOSTA 2021-05-18T11:14:19+02:00
kutia postare shqiptare

KOLIPOSTA

Objektet postare që përmbajne mallra dhe sende të ndryshme që lejohen të dergohen nëpermjet shërbimeve postare brenda/jashtë vendit  quhen koliposta.

Dimensionet e kolive nuk duhet të kalojnë 1.8 m secila në shumën e përgjithshme të gjatësisë, gjerësisë dhe trashësisë me kusht që asnjë nga dimensionet e saj të mos kalojë 1.1m.

Pranohen dhe koli kaba dimensionet e të cilave nuk duhet të kalojnë 2.25 m në shumën e përgjithshme të gjatësisë, gjerësisë dhe trashësisë, me kusht që asnjë nga dimensionet e saj të mos jetë më shumë se 1.5m.

Koliposta duhet të amballazhohet në përputhje me peshën dhe përmbajtjen, në mënyrë që ato të mos dëmtohen gjatë transportit dhe përpunimit. Ambalazhimi i tyre duhet bërë në përshtatje me materialin dhe përbërjen e objektit që do të postohet. Njëra faqe e kolisë duhet të jetë e sheshtë për të bërë shënimet e shërbimit, si dhe për të shënuar adresat e dërguesit dhe të marrësit.

Ne momentin e depozitimit të kolisë në zyrë postare, dërguesi duhet të plotësojë qartë çdo rubrikë të formularit, i cili shoqëron kolinë deri në dorëzimin e saj tek marrësi.

Në rastet kur dëshironi që koliposta juaj të dorëzohet menjëherë sapo të mbërrijë në zyrën e destinacionit përdoret shërbimi postar ekspres, me pagesë sipas tarifave të miratuara.

Për kolitë që vijnë nga jashtë vendit, marrësi është i detyruar të tërheqë objektin brenda 5 ditësh nga dita e marrjes së njoftimit. Për çdo ditë vonesë pas ditës së pestë, klienti paguan magazinazh

Ndalohen për t’u futur në koli sendet e si më poshtë:

Sendet që paraqesin rrezik për punonjësin, ose që përbërja e tyre mund të prishë kolitë e tjera.

Lëndë narkotike ose substancë psikotrope

Kafshë të gjalla, materiale plasëse, djegëse ose lëndë të tjera të dëmshme.

Materiale pornografike, lëndë radioaktive.

Sende të ndaluara të importohen dhe të qarkullojnë në vendin e destinacionit.