
MALLRA TË NDALUARA
Mallra të ndaluara në Shqipëri
Ndalohen sendet, për të cilat është i ndaluar importimi apo qarkullimi në vendin e destinacionit. Ndalohen monedhat, biletat e bankës, kartëmonedhat, çeqet e udhëtimit, platin, ar, sende të çmueshme.
Ndalohet dërgimi nëpërmjet shërbimeve postare ose marrja në dorëzim prej tyre e kolive që përmbajnë sende që për natyrën e tyre paraqesin rrezik për jetën dhe shëndetin e njerëzve, siç janë lëndët plasëse, narkotike, djegëse dhe radioaktive, helmet, armët, e të tjera të kësaj natyre si edhe e atyre që përmbajnë literaturë pornografike.
Ndalohen kolitë që përmbajnë sende që për natyrën e tyre prishen shpejt dhe nuk i’u rezistojnë kushteve të transportit. Ndalohet futja në shtypshkrime dhe cekograme e njoftimeve ose dokumentave që kanë karakterin e një korrespondence aktuale dhe personale.
Mallra të ndaluara në Amerikë
- Kafshë të gjalla, përjashtim bëjnë bletët, krimb mëndafshi, insekte të caktuara.
- Mishi.
- Prodhimet e përditshme; vezët e zogjve, produkte ushqimore, mjaltë natyral.
- Produkte të tjera me origjinë shtazore.
- Pemët edhe bimë të tjera, qepujka, rrënjë dhe lule si dhe gjethe decorative.
- Fruta, arra, agrume dhe pjepra.
- Kafe, çaj dhe erëza.
- Drithëra.
- Niseshte, grurë etj.
- Farat vajore dhe frutat me përmbajtje vajore, fara, fruta, bimë industriale ose mjekësore, kashta dhe tagjia.
- Rrëshirat dhe lëngje të ndryshme.
- Duhani dhe zëvendësuesit e përpunuar të duhanit.
- Yndyrnat bimore, vajrat dhe produktet e tyre.
- Ushqime të përgatitura, pije, pije alkoolike, uthull.
- Lëndët djegëse minerale dhe vajrat minerale (karburantet e djegshme, vajrat dhe produktet e tyre).
- Kimikate inorganike, përbërës organik ose inorganik të metaleve të çmuara( eksplozivë, lëndë të ndezshme).
- Kimikate organike (narkotike, opium).
- Pleh.
- Produkte farmaceutike, substanca infektuese, serum, ushqime pa markë.
Mallra të ndaluara në Angli
- Kafshë të gjalla.
- Mishi.
- Peshku dhe guackore të tjera ujore.
- Produkte me origjinë shtazore.
- Pemët edhe bimë të tjera, qepujka, rrënjë, lule dhe gjethe decorative.
- Perimet ushqimore, rrënjë dhe zhardhokë të ndryshëm.
- Farat vajore dhe frutat me përmbajtje vajore, fara, fruta, bimë industriale ose mjekësore, kashta dhe tagjia.
- Squfur, gurë, material suvatimi, gëlqere dhe çimento.
- Kimikate inorganike, përbërës organik ose inorganik të metaleve të çmuara (të gjitha substancat radioaktive të cilat lëshojnë rrezet alfa, beta ose gama).
- Pleh.
- Eksplozivë.
- Gëzof.
- Libra të shtypura, gazeta, piktura dhe produkte të tjera të industrisë së printimit, që kanë në përmbajtje tema të turpshme dhe të frikshme.
- Pajisje që mund të realizojnë imitimin e ndonjë pulle aktuale postare.
- Makineri dhe pajisje elektrike dhe pjesët e tyre, regjistrues të zërit dhe riprodhuesit.
- Armët dhe pjesët përbërëse që klasifikohen si municione të luftës.
- Vepra arti, koleksionist dhe antik, mallra që janë në kundërshtim me të drejtën e autorit.
Mallra të ndaluara në Austri
- Kafshë të gjalla.
- Mishi.
- Peshku dhe guackore të tjera ujore.
- Prodhimet e përditshme; vezët e zogjve, produkte ushqimore, mjalt natyral.
- Produkte me origjinë shtazore.
- Pemët edhe bimë të tjera, qepujka, rrënjë, lule dhe gjethe decorative.
- Perimet ushqimore, rrënjë të caktuara dhe zhardhokët.
- Fruta, arra, agrume dhe pjepra.
- Kafe, caj dhe erëza.
- Drithëra.
- Farat vajore dhe frutat me përmbajtje vajore, fara, fruta, bimë industriale ose mjekësore, kashta dhe tagjia.
- Rrëshirat dhe lëngje.
- Yndyrnat bimore, vajrat dhe produktet e ndarjes së tyre.
- Përgatitjet prej drithrave, miellit apo niseshte qumshtit/produktet e ëmbëlsirës.
- Përgatitjet prej zarzavateve, frutave, dhe pjesë të tjera bimore.
- Pije alkoolike dhe uthull.
- Mbetjet dhe kthimet nga industritë ushqimore, foragjere e përgatitur për kafshët
- Duhani dhe zëvendësuesit e përpunuar të duhanit.
- Squfur, gurë, material suvatimi, gëlqere dhe çimento
- Lëndët djegëse minerale dhe vajrat minerale
- Kimikate inorganike, përbërës organik ose inorganik të metaleve të çmuara, (acid kloorhidrik, acid sulfurik, nitrat kalciumi).
- Kimikate organike.
- Produkte farmaceutike, produkte që përmbajnë substancë narkotike.
- Pleh.
- Sapun, preparatet larëse, preparate lubrifikimi.
- Substancë albuminoide, niseshte të modifikuar, enzima ngjitëse.
- Eksplozivë.
- Produkte të ndryshme kimike.
- Disqe fotografike apo disqe filma kinematografike, lastra filmike etj.
- Lëkurat dhe gëzof.
- Druri dhe artikujt prej druri, qymyr druri.
- Perla kulturore ose të kultivuara, gurë të çmuar ose gjysmë të çmuar, metale të çmuar dhe artikuj prej tyre, imitacionet e bizhuterive dhe monedhat.
- Artikuj prej hekuri dhe çeliku.
- Motorrët e anijeve luftarake, dhe mjete të tjera që përdoren për qëllime ushtarake.
- Pajisje transporti.
- Anije, varka, struktura lundruese.
- Instrumente optike, fotografike dhe kinematografike dhe aparat që përbëhen nga metale të çmuara.
- Orë, të ndryshme dore dhe muri dhe pjesët e tyre.
- Instrumente muzikore.
- Armë luftarake, çifte, granata.
- Lojra, elektronike fati.
- Vepra arti, arti koleksionist dhe antik.
Mallra të ndaluara në Australi
- Kafshë të gjalla,
- Pemët dhe bimë të tjera, qepujka, rrënjë, lule dhe gjethe dekorative.
- Perimet ushqimore, rrënjë të caktuara dhe zhardhokë.
- Farat vajore dhe frutat me përmbajtje vajore, fara, fruta, bimë industriale ose mjekësore, kashta dhe tagjia.
- Lëndët djegëse minerale dhe vajrat minerale.
- Kimikate inorganike, përbërës organik ose inorganik të metaleve të çmuara, materiale radioaktive.
- Ngjyrosje ekstrakte, pigmente dhe bojra të tjera ngjyruese
- Eksplozivë, përfshirë këtu edhe fishekzjarret
- Artikuj prej lëkure, çantë dore. Valixhe etj prej lëkure.
- Materiale promocionale që kanë lidhje me produktet e ndaluara.
- Produkte prej qeramike.
- Substanca radioaktive.
- Termometër që përmbajnë zhivë.
- Armë dhe municione, armë zjarri
Mallra të ndaluara në Belgjikë
- Kafshë të gjalla, me përjashtim të bletëve, krimb mëndafshi.
- Ngjyrosje ekstrakte, pigmente dhe bojra të tjera ngjyruese.
- Eksplozivë.
- Artikuj fotografikë apo filma kinematografike pornografike.
- Gazeta që përdorin propagandë dhunuese dhe pushtuese, ose ndonjë proçedurë tjetër të ngjashme.
Mallra të ndaluara në Bullgari
- Substanca narkotike, materiale helmuese.
- Armë, municione, eksplozivë, materiale të djegshme ose të rrezikshme.
- Artikuj imoralë.
- Objekte, të cilat për nga natyra ose nga paketimi mund të vërë në rrezik zyrtarët, dëmtojnë objektet e tjera postare ose pajisjet postare.
- Materiale fetare që lidhen me grupe ose organizata të ndaluara ose të paregjistruara.
- Monedha, letra me vlerë bankare.
- Gure të çmuar, bizhuteri.
Mallra të ndaluara në Francë
- Kafshë të gjalla.
- Pemët edhe bimë të tjera, qepujka, rrënjë, lule dhe gjethe dekorative.
- Bimët e gjalla dhe pjesët e bimëve të gjalla.
- Perimet ushqimore, rrënjë të caktuara dhe zhardhokët.
- Farat vajore dhe frutat me përmbajtje vajore, fara, fruta, bimë industriale ose mjekësore, kashta dhe tagjia.
- Materiale radioactive.
- Ngjyrosje ekstrakte, pigmente dhe bojra të tjera ngjyruese.
- Eksplozivë.
- Drurë dhe artikujt prej druri, qymyr druri.
- Fije të veçanta, spango, kordonë, litarë dhe kabllo dhe artikujt të tjerë.
- Perla kulturore ose të kultivuara, gurë të çmuar ose gjysmë të çmuar, metale të çmuar dhe artikuj prej tyre, imitacionet e bizhuterive dhe monedhat.
- Elementë radioaktive.
- Materiale lufte, armë ushtarake, revole, pistoletë, fishekë.
- Lojra elektronike fati, pajisjet e lojërave të bixhozit.
Mallra të ndaluara në Greqi
- Kafshë të gjalla.
- Mishi.
- Pemët edhe bimë të tjera, qepujka, rrënjë, lule dhe gjethe decorative.
- Perimet ushqimore, rrënjë të caktuara dhe zhardhokët.
- Rrëshirat dhe lëngje te ndryshme.
- Squfur, gurë, material suvatimi, gëlqerë dhe çimento.
- Lëndët djegëse minerale dhe vajrat minerale.
- Kimikate inorganike, përbërës organik ose inorganik të metaleve të çmuara, (materiale radioaktive ).
- Produkte farmaceutike, ilaçe pa emra, që nuk janë të shënuara qartë me emër dhe dozën e substancave aktive si dhe emrin dhe adresën e prodhuesit.
- Eksplozivë.
- Artikuj me përmbajtje kryengritëse, qarkullimi i të cilave është i ndaluar.
- Perla kulturore ose të kultivuara, gurë të çmuar ose gjysmë të çmuar, metale të çmuar dhe artikuj prej tyre, imitacionet e bizhuterive dhe monedhat.
- Armë të të gjitha llojeve, armë zjarri, pistoleta, revole.
- Lojra, pajisjet e sportit pjesët dhe plotësuesit e tyre, letra loje, fishekzjarre.
Mallra të ndaluara në Gjermani
- Kafshë të gjalla.
- Mishi.
- Pemët dhe bimë të tjera, qepujka, rrënjë, lule dhe gjethe dekorative.
- Rrëshirat dhe lëngje te ndryshme.
- Përgatitjet e mishit, të peshkut dhe jovertebrorëve të tjerë ujorë.
- Pije alkoolike dhe uthull.
- Squfur, gurë, material suvatimi, gëlqere dhe çimento.
- Mineral, dhe mineral me ngjyra.
- Kimikate inorganike, përbërës organik ose inorganik të metaleve të çmuara, (gaz, lëndë gërryese, substanca helmuese).
- Kimikate organike (lëngje me përmbajtje alkooli 82% e sipër).
- Druri dhe artikujt prej druri, qymyr druri.
- Prodhimet e kashtës ose materiale të tjera thurrëse.
- Artikuj në kundërshtim me kushtetutën, që do të thotë propaganda dhe sabotazh, nxitje të urrejtjes racore, artikuj me përmbajtje dhunën.
- Perla kulturore ose të kultivuara, gurë të çmuar ose gjysëm të çmuar, metale të çmuar dhe artikuj prej tyre, imitacionet e bizhuterive dhe monedhat.
- Metale bazë dhe artikujt e metaleve bazë (alumini, zink, metaloqeramika, dhe artikujt prej tyre).
- Mjete që mund të përdoren për të falsifikuar monedha ose dokumenta ose që mund të bëjnë të mundur prodhimin e letrave bankare me vlerë.
- Makineri dhe pajisje elektrike dhe pjesët e tyre, regjistrues të zërit dhe riprodhuesit.
- Armë zjarri .
- Armë loder, importimi i të cilave është i përjashtuar sipas legjislacionit të armëve.
- Vepra arti, arti koleksionist dhe antik, (monedha dhe medalje).
Mallra të ndaluara në Hollandë
- Kafshë të gjalla.
- Mishi
- Peshku dhe guackore të tjera ujore
- Prodhimet e përditshme; vezët e zogjve, produkte ushqimore, mjalt natyral
- Pemët edhe bimë të tjera, qepujka, rrënjë dhe lule si dhe gjeth dekorativ
- Perimet ushqimore, rrënjë të caktuara dhe zhardhokët
- Yndyrnat bimore, vajrat dhe produktet e tyre.
- Duhani dhe produkte të duhanit
- Squfur, gurë, material suvatimi, gëlqere dhe çimento
- Lëndët djegëse minerale dhe vajrat minerale
- Kimikate inorganike, përbërës organik ose inorganik të metaleve të çmuara, (substanca radioaktive)
- Kimikate organike
- Produkte farmaceutike, serum dhe vaksinat
- Ngjyrosje ekstrakte, pigmente dhe bojra të tjera ngjyruese
- Eksplozivë
- Mallra fotografike apo kinematografike (Nitrocellulosic films)
- Produkte të ndryshme kimike
- Shkrime ofenduese dhe sulmuese dhe materiale me përmbajtje imorale
- Perla kulturore ose të kultivuara, gurë të çmuar ose gjysëm të çmuar, metale të çmuar dhe artikuj prej tyre, imitacionet e bizhuterive dhe monedhat
- Vegla, thikpunues, lugë dhe pirun prej metali
Mallra të ndaluara në Hungari
- Instrumentet monetare kombëtare.
- Substancat narkotike dhe materialet radioactive.
- Pleh natyror, gjethet e patates, domates.
- Botimet e shtypit, materiale të shtypura, ilustrime dhe artikuj të dëmshëm për vlerat e përgjithshme të njeriut dhe atyre përgjegjës për të krijuar armiqësi me
- Republikën e Hungarisë ose një vend tjetër ose kundër ndonjë populli, race, feje ose shtetësie.
- Instumente që mund të përdoren si armë sulmuese.
- Audio të kopjuara, video kaseta disk, përfshirë edhe CD, të cilat cënojnë të drejtat e autorit.
Mallra të ndaluara në Irlandë
- Kafshë të gjalla.
- Peshku dhe guackore të tjera ujore.
- Prodhimet e përditshme; vezët e zogjve, produkte ushqimore, mjalt natyral, ( gjalp, krem, margarinë, qumësht).
- Gëzof dhe prodhimet prej tyre.
- Kimikate organike, substanca narkotike.
- Produkte farmaceutike.
- Shkrime, libra, fotografi me permbajtje imorale, të turpshme, falsifikime të shënimeve tenderave ligjore.
Mallra të ndaluara në Itali
- Kafshë të gjalla, produkte me origjinë shtazore.
- Mishi.
- Peshku dhe guackore të tjera ujore.
- Prodhimet e përditshme; vezët e zogjve, produkte ushqimore, mjaltë natyral.
- Produkte me origjinë shtazore.
- Produkte bimore/perime.
- Yndyrnat bimore, vajrat dhe produktet e ndarjes së tyre.
- Ushqime të përgatitura, pije, pije alkoolike, uthull.
- Pregatitjet e mishit, të peshkut dhe jovertebrorëve të tjera ujore.
- Përgatitjet prej zarzavateve, frutave, dhe pjesë të tjera bimore.
- Duhani dhe zëvendësuesit e përpunuar të duhanit.
- Produkte minerale.
- Mineralet dhe mineralet me ngjyra.
- Lëndët djegëse minerale dhe vajrat minerale.
- Produktet e industrive kimike.
- Pleh.
- Sapun, preparatet larëse, preparate lubrifikimi.
- Substancë albuminoide, niseshte e modifikuar, ngjitëse, enzimat.
- Eksplozivë.
- Gëzof dhe prodhimet prej tyre.
- Vepra arti, arti koleksionist dhe antic, trofe gjuetie, për vendet të cilat nuk janë pjesë e komuniteteve Europiane.
Mallra të ndaluara në Japoni
- Kafshë të gjalla.
- Produkte me origjinë shtazore.
- Mishi.
- Pemët edhe bimë të tjera, qepujka, rrënjë, lule dhe gjethe decorative.
- Perimet ushqimore, rrënjë të caktuara dhe zhardhokët.
- Farat vajore dhe frutat me përmbajtje vajore, fara, fruta, bimë industriale ose mjekësore, kashta dhe tagjia.
- Lëndë djegëse, helmuese.
- Kimikate organike.
- Produkte farmaceutike.
- Pleh.
- Imitacione ose fallsifikime të monedhave, faturave, banknotes dhe letrave me vlerë.
- Armë dhe municione, armë zjarri.
- Vepra arti, arti koleksionist dhe antik, pullë postare të fallsifikuara dhe të imituara dhe pajisje që mund të bëjnë të mundur prodhimin e pullave dhe vulave të taksave të
- ndryshme postare.
- Artikuj të ndaluar me ligj ose dekret, vizatime të turpshme, mariuane.
- Artikuj që dëmtojnë sigurine dhe moralin publik.
Mallra të ndaluara në Kanada
- Kafshë të gjalla.
- Mishi.
- Peshku dhe guackore të tjera ujore.
- Squfur, gurë, material suvatimi, gëlqere dhe çimento.
- Lëndët djegëse minerale dhe vajrat minerale.
- Kimikate inorganike, përbërës organik ose inorganik të metaleve të çmuara, (klor, arsenik, kalcium, acid nitrik etj).
- Kimikate organike.
- Ngjyrosje ekstrakte, pigmente dhe bojra të tjera ngjyruese.
- Substancë albuminoide, niseshte e modifikuar, ngjitëse, enzimat.
- Eksplozivë.
- Produkte të ndryshme kimike.
- Artikuj prej hekuri dhe çeliku.
- Motor rakete, aparat zjarri.
- Armë zjarri, granata, predha shpërthyese, municione për raketa, për armë të vogla, plumba.
- Municione inerte, kopje municionesh.
Mallra të ndaluara në Kinë
- Armët, municionet dhe eksplozivë të të gjitha llojeve.
- Monedha, banknotes, letra me vlerë.
- Materiale të ndryshme, filma, fotografi, filma kinematografik, kaseta video, të cilat janë të dëmshme për interesat politike, ekonomike, kulturore, dhe morale të
- Republikës së Kinës.
- Helme vdekjeprurës të të gjitha llojeve.
- Opium, morfinë, heroinë, marjuanë.
- Kafshë, bimë dhe produkte të tyre të infektuara me sëmundje.
- Sende ushqimore të ndryshme.
- Platin, flori, argjend të prodhura ose jo, gurë të çmuar, bizhuteri dhe artikuj të tjerë me vlerë.
Mallra të ndaluara Montenegro
- Objekte postare të thjeshta dhe të regjistruara që përmbajnë banknotes dhe letra të tjera me vlerë.
Mallra të ndaluara në Qipro
- Kafshë të gjalla.
- Mishi.
- Peshku dhe guackoret të tjera ujore.
- Prodhimet e përditshme; vezët e zogjve, produkte ushqimore, mjalt natyral.
- Pemët edhe bimë te tjera, qepujka, rrënjë, lule dhe gjeth decorative.
- Perimet ushqimore, rrënjë të caktuara dhe zhardhokët.
- Fruta, arra, agrume dhe pjepra.
- Farat vajore dhe frutat me përmbajtje vajore, fara, fruta, bime industriale ose mjekësore, kashta dhe tagjia.
- Rrëshirat dhe lëngje.
- Yndyrnat bimore, vajrat dhe produktet e ndarjes së tyre.
- Përgatitjet e mishit të peshkut dhe jovertebrorëve të tjera ujore.
- Përgatitjet prej drithrave, miellit apo niseshte qumështit/produktet e ëmbëlsirës.
- Përgatitjet prej zarzavateve, frutave, dhe pjesë te tjera bimore
- Publikime me tematike kryengritëse
- Perla kulturore ose të kultivuara, gurë të çmuar ose gjysëm të çmuar, metale të çmuar dhe artikuj prej tyre, imitacionet e bizhuterive dhe monedhat
- Vegla , thikpunues, lugë dhe pirun prej metali
- Armët dhe municionet, pjesët dhe plotësuesit e tyre(që janë të ndaluar me rregullore
Mallra të ndaluara në Portugali
- Kafshë të gjalla , përjashtim bëjnë bletët, krimb mëndafshi.
- Produkte me origjine shtazore.
- Pemët edhe bimë të tjera, qepujka, rrënjë, lule dhe gjethe dekorative.
- Sheqer.
- Kakao dhe përgatitjet prej kakaos.
- Substanca radioactive.
- Eksplozive.
- Substanca të djegshme.
- Publikime imorale.
- Produkte që përmbajnë lëkurat e kafshëve.
- Orët me rrip lëkure.
- Instumente muzikore( që kanë në përmbajtje pjesë lëkure).
- Armë dhe municione.
Mallra të ndaluara në Serbi
- Objekte postare të thjeshta dhe të regjistruara që përmbajne banknotes dhe letra të tjera me vlerë.
Mallra të ndaluara në Spanjë
- Municion, armë dhe pjesë të tyre, dhe çdo objekt i kësaj natyre edhe kur shoqërohen me dokument do të dorëzohen tek autoritetet përkatëse të vendit.
Mallra të ndaluara Zelandë e Re
- Kafshë të gjalla.
- Peshk dhe jovertebrorët e tjerë ujore.
- Prodhimet e përditshme; vezët e zogjve, produkte ushqimore, mjaltë natyral.
- Mbetjet nga industrite ushqimore.
- Duhani dhe produktet.
- Çeliku, hekuri.
- Substanca radioactive.
- Kimikate organike.
- Produkte farmaceutike, kokainë, kanabis.
- Eksplozive.
- Druri dhe artikijt prej druri.
- Artikuj, gazeta , libra me përmbajtje të turpshme, banknotes dhe letra të tjera me vlerë.
- Helmeta motorçikletë.
- Monedha/lekë fallso, monedha ari.
- Armë sulmuese, thika, shpatë.
- Armë dhe municione, mjete ushtarake.
GJURMONI DËRGESËN TUAJ
Ketu mund te gjurmoni objektin tuaj postar 24/7.