8
8
Filiali i Postës Mat merr pjesë në panairin rajonal të punës 2019-07-24T11:51:55+00:00

Në kuadër të Panaireve Rajonale të Punës, të ndërmarra nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë, Filiali i Postës Shqiptare Mat mori pjesë në panairin e zhvilluar në qytetin e Peshkopisë.

Në këtë panair ishin pjesëmarrëse kompani dhe institucione të ndryshme, të cilat ekspozuan produktet dhe shërbimet e tyre, si dhe vendet vakante të punës.

Vizitorët e Panairit të Punës u njohën me shërbimet që Posta Shqiptare ofron për klientët e saj, si dhe këtyre të fundit i’u shpërndanë materiale të ndryshme promocionale, si broshura dhe cirkularë pullash të emetuara ndër vite.