8
8
Posta Shqiptare dhe ISSH, 2019-07-24T11:45:50+00:00

Posta Shqiptare dhe ISSH, lehtësojnë procedurat e tërheqjes së pensioneve.

Të gjithë pensionistët, tashmë mund ta tërheqin shumën e përfituar nga pensioni i pleqërisë në çdo sportel të Postës Shqiptare.

Me përfundimin e procesit të ndërtimit të bazës së të dhënave elektronike të pensioneve, informatizimin e sistemit të pagesave dhe të procesit të kontrollit të tyre, është bërë e mundur lehtësimi i procedurave të transferimit të qendrës paguese të pensionit, pavarësisht nga vendbanimi, sipas regjistrit të gjendjes civile.

Gjithashtu, në kuadër të këtyre ndryshimeve tashmë është lehtësuar edhe transferimi i dosjes së pensionit nga një Drejtori Rajonale e Sigurimeve Shoqërore në tjetrën.

Sipas procedures, qytetari mund të dorëzojë kërkesën pranë Agjencisë Lokale të Sigurimeve Shoqërore ku dëshiron të transferojë dosjen e tij, ndërkohë që kërkesën për pagesën e pensionit mund ta bëjë edhe pranë zyrës postare, ku ai do që të tërheqë pensionin.

Ky projekt po aplikohet fillimisht si projekt pilot në zyrat postare të Filialit të PostësTiranë, për t’u shtrirë më pas edhe në Filialet e tjera.

Posta Shqiptare Shpejt.Sigurt.Kudo