8
8

New PROGRAMI I TRANSPARENCËS

/New PROGRAMI I TRANSPARENCËS
New PROGRAMI I TRANSPARENCËS 2019-09-03T11:26:12+00:00
transparenca

PROGRAMI I TRANSPARENCËS

Programi i Transparencës për Komisionerin për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale

I. HYRJE

Në përputhje me nenin 7 të ligjit nr.119/2014 “Për të Drejtën e Informimit” është përgatitur programi i transparencës për Komisionerin për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale

Ky program përcakton kornizën ligjore të veprimtarisë së autoritetit në kuadër të ligjit nr.119/2014 “Për të Drejtën e Informimit”(LDI).

Ky program vlerësohet si një mënyrë konkrete përmes së cilës Autoriteti Publik (këtej e tutje Posta Shqiptare sh.a.) ndërton dhe rrit transparencën në punën e tij institucionale, nën garancinë e LDI-së. Posta Shqiptare sh.a. do të përditësojë herë pas here Programin e Transparencës, në përputhje me pikën 2 të nenit 5 të LDI-së.

Informacioni i bërë publik në këtë program, synon të bëjë transparencën e veprimtarisë së punës së Posta Shqiptare sh.a. nëpërmjet pasqyrimit të detajuar të tij në faqen zyrtare www.postashqiptare.al  si dhe në mjediset e pritjes së publikut.  Programi i transparencës pasqyrohet në rubrika, tekste/përmbajtje, afat kohor për bërjen publike të tij, mënyrën e bërjes publike si dhe strukturën përkatëse e cila prodhon ose administron dokumentin.

Në përmbajtje të programit të transparencës evidentohet skema e publikimit, e cila pasqyron menutë ku adresohet dokumenti në faqen zyrtare në internet. Përveç kësaj, çdo dokument është i aksesueshëm edhe në skemë.

Dokumentacioni i bërë publik, do të jetë i përditësuar në formë e përmbajtje. Faqja zyrtare e Posta Shqiptare sh.a është ndërtuar në atë formë që mundëson informacion për publikun pa kërkesë në format lehtësisht të kuptueshëm. Në rubrikat e faqes zyrtare pasqyrohen edhe informacione që karakterizohen nga kufizime të identifikimit të të dhënave personale për shkak të ruajtjes së privatësisë së individëve/subjekteve të të dhënave, etj.

Skema e publikimit paraqitet nëpërmjet tabelës përmbledhëse të evidentuar në këtë program.

II. PARIME TË PËRGJITHSHME

Parimet kryesore në të cilat mbështetet Programi Transparencës së Posta Shqiptare sh.a.  janë:

1. “E drejta për informim” është e drejtë Kushtetuese e parashikuar në nenin 23 të saj, e aksesueshme nga të gjithë pa asnjë përjashtim.

2. Prezumimi i publikimit maksimal të të dhënave: Posta Shqiptare sh.a ushtron funksione publike, për rrjedhojë informacioni që rrjedh nga veprimtaria e tij publikohet në përputhje me legjislacionin në fuqi.

3. Zbatimi korrekt i ligjit dhe dispozitave ligjore që rregullojnë në mënyrë të posaçme veprimtarinë e Posta Shqiptare sh.a dhe përkatësisht: Ligji nr. 9887, datë datë. 10.03.2008 “Për mbrojtjen të dhënave personale” i ndryshuar, Ligji nr.119/2014 “Për të drejtën e informimit”.

4. Informacioni përshtatet në gjuhë të qartë e të kuptueshme.

5. Organ mbikëqyrës i procedurave të informimit publik është Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.

6. Rishikimi i programit të transparencës bëhet sipas së njëjtës procedurë, përmes së cilës është bërë miratimi i tij.

7. Informacioni publik  pa kërkesë duhet të jetë:

·         i plotë;

·         i saktë;

·         i përditësuar;

·         i thjeshtë në konsultim;

·         i kuptueshëm;

·         lehtësisht i aksesueshëm;

·         i pajtueshëm me dokumentet origjinale në posedim të autoritetit publik.

III. INFORMACIONI QË BËHET PUBLIK PA KËRKESË

Informacioni i lejuar për publikim është shprehimisht i parashikuar në nenin 7 të ligjit Nr.119/2014 “Për të Drejtën e Informimit”.

Në përputhje me këtë program transparence të miratuar, Posta Shqiptare sh.a vendos në dispozicion të publikut në faqen e tij të internetit  www.postashqiptare.al dhe në mjediset e pritjes së publikut, kategoritë e mëposhtme të informacionit:

§ Strukturën organizative të autoritetit publik;

§ Tekstet e plota, të konventave që janë ratifikuar, të ligjeve, të akteve nënligjore, të kodeve të sjelljes, dokumente politikash, të manualit ose ndonjë dokument tjetër që ka lidhje me ushtrimin e funksioneve të tij dhe që prek publikun e gjerë;

§ Informacion për procedurat që duhen ndjekur për të bërë një kërkesë për informim, adresën postare dhe elektronike për depozitimin e kërkesave për informim, si dhe procedurat e ankimit të vendimit përkatës;

§ Të dhëna për vendndodhjen e zyrave të autoritetit publik, orarin e punës, emrin dhe kontaktet e koordinatorit për të drejtën e informimit;

§ Të dhëna për arsimin, kualifikimet dhe pagat e funksionarëve, të cilët kanë detyrimin për deklarimin e pasurisë, sipas ligjit, strukturat e pagave për nëpunësit e tjerë, si dhe një përshkrim të procedurave të zgjedhjes, kompetencave dhe detyrave të funksionarëve të lartë të autoritetit publik dhe procedurën që ata ndjekin për të marrë vendime;

§ Mekanizmat monitorues dhe të kontrollit që veprojnë mbi autoritetin publik, përfshirë planet strategjike të punës, raportet e auditimit nga Kontrolli i Lartë i Shtetit ose subjekte të tjera, si dhe dokumentet që përmbajnë tregues të performancës së autoritetit;

§ Të dhëna për buxhetin dhe planin e shpenzimeve për vitin financiar në vijim dhe vitet e kaluara, si dhe çdo raport vjetor për zbatimin e buxhetit. Në ato raste kur autoriteti publik vetëfinancohet nga tarifat e licencave ose çdo formë tjetër e financimit të drejtpërdrejtë nga subjektet e rregulluara prej tij, bëhen publike edhe dokumentet që tregojnë gjendjen e shlyerjes së detyrimeve nga subjektet e licencuara;

§ Informacion për procedurat e prokurimit apo procedurat konkurruese të koncesionit/partneritetit publik privat, përkatësisht, sipas parashikimeve të ligjit nr. 9643, datë 20.12.2006, “Për prokurimin publik”, dhe të ligjit nr. 125/2013, “Për koncesionet dhe partneritetin publik privat”, që kryhen për llogari të autoritetit publik, duke përfshirë:  listën e kontratave të lidhura, shumën e kontraktuar, palët kontraktuese dhe përshkrimin e shërbimeve apo mallrave të kontraktuara, informacionin për zbatimin dhe monitorimin e kontratave, si dhe udhëzues e politika të ndryshme;

§ Informacion për shërbimet që autoriteti i jep publikut, përfshirë standardet për cilësinë e shërbimit, një përshkrim të kategorive dhe formave të ndihmës shoqërore, subvencioneve të dhëna nga autoriteti publik dhe të procedurave për t’i përfituar ato, informacione dhe dokumente që kërkohen shpesh, çdo informacion tjetër që gjykohet i dobishëm nga autoriteti publik;

§ Çdo mekanizëm dhe procedurë për bërjen e kërkesave dhe ankesave, në lidhje me veprimet ose mosveprimet e autoritetit publik, procedura, përmes së cilës personat e interesuar mund të paraqesin mendimet e tyre apo të ndikojnë në çfarëdo mënyre tjetër në hartimin e ligjeve, të politikave publike apo ushtrimin e funksioneve të Posta Shqiptare sh.a. një përshkrim të thjeshtë të sistemit që përdor autoriteti publik për mbajtjen e dokumentacionit, të llojeve, formave të dokumenteve, si dhe të kategorive të informacionit që bëhet publik pa kërkesë;

§ AP-ja, gjithashtu, krijon dhe arkivon një kopje digjitale të faqes zyrtare të tij në internet, të plotësuar me informacionin që kërkohet në programin e miratuar të transparencës, si dhe për metodat, mekanizmat dhe periodicitetin e publikimit të informacioneve publike, të cilat vihen në dispozicion të publikut pa kërkesë;

§ Aktet që përmbajnë rregulla, norma apo kufizime të të drejtave dhe lirive themelore të individit, si dhe me efekt të drejtpërdrejtë për ta, bëhen publike me anë të afishimit apo postimit në faqen zyrtare të internetit, brenda 48 orëve prej miratimit të aktit nga Posta Shqiptare sh.a.

Informacioni i publikuar sipas kësaj skeme, përditësohet sa herë ai ndryshon

Kategoritë e informacionit publik pa kërkesë Baza ligjore

Dokumenti/Përmbajtja

Afati kohor për publikim Mënyra e publikimit Sektori Përgjegjës për Përgatitjen e Materialit  apo disponimin e tij
Përshkrim i strukturës organizative, funksioneve dhe detyrave të autoritetit publik. Neni 7/1/a/d SkemëTabelë e funksioneve, detyrave dhe kompetencave të drejtorëve/ive, arsimit, kualifikimet e drejtuesve.

Struktura e pagave Drejtoria e Përgjithshme.

Struktura e pagave kategoria e dytë.

Struktura e pagave kategoria e parë.

Struktura e pagave qendra tranzite.

Struktura kategoria e parë dhe  e dytë e degëve.

Struktura pagave Filiali Tiranë.

Pas miratimit në Këshill Mbikqyrës. Përditësohet Në faqen zyrtare  në menunë “Rreth Nesh/Kush jemi, Administratori” Sektori i burimeve njerëzore
Akte ndërkombëtareligje;akte nënligjore;dokument politikash;dokument tjetër. Neni 7/1/b LigjeAkte nënligjore Pas botimit në fl /zyrtare Në faqen zyrtare në menunë “Rreth Nesh / Legjislacioni” Posta Shqiptare dhe të tjerë institucione.
Informacion për procedurat që duhen ndjekur për të bërë një kërkesë për informim, adresën postare dhe elektronike për depozitimin e kërkesave për informim, si dhe procedurat e ankimit të vendimit përkatës. Neni 7/1/c/gNeni 13 Format kërkeseFormat ankese Shpjeguese

Vendim për tarifen e shërbimit të dhënies së informacionit (dokumentacionit) të kërkuar

Format i zgjatjes se afatit

Përgjigje për refuzim të formës së kërkuar

Përgjigje për mos rishikimin e dok të klasifikuar

Adresë postare: Rruga Reshit Çollaku nr .4Tirana, ALBANIA”, Kodi Postar 1001, Adresë e-mail:www.postashqiptare.al

Pas miratimit të Programit të transparencës.Menjëherë në rast ndryshimesh Në faqen zyrtare në menunëProgrami i Transparencës Drejtoria Juridike
Të dhëna për vendndodhjen e zyrave të autoritetit publik, orarin e punës, emrin dhe kontaktet e koordinatorit për të drejtën e informimit. Neni7/1/ç Adresë postare: Rruga Reshit Çollaku nr .4Tirana, ALBANIA”, Kodi Postar 1001, Adresë e-mail:www.postashqiptare.al
ORARI: e Hënë- e Enjte ora 8.oo -16.30Epremte 8.00- 14.00
Pas miratimit të urdhrit të caktimit të Koordinatorit. Në faqen zyrtare në menunë “Koordinatori” Drejtoria Juridike
Përshkrim i procedurave të zgjedhjes, kompetencave të funksionarëve të lartë dhe procedura e ndjekjes për marrjen e vendimeve. Neni 7/1/d  Ligji për Tregtarët dhe Shoqëritë Tregtare,Statuti i Shoqërisë Posta Shqiptare

Rregullore

Rregullore për hetimin administrativ të sinjalizimit dhe mbrojtjen e konfidencialitetit në         Posta Shqiptare Sh.A

Rregullore e shërbimit financiar bankar

Rregullore e shërbimit universal 

Statuti Posta Shqiptare

Menjëherë pas botimit në fl /zyrtare.Përditësohet ne raste ndryshimesh Në faqen zyrtare në menunë “ Rreth nesh/Legjislacioni”  DÇJuridike
Mekanizmat monitorues;Raporte  auditi;Dokumentet me tregues performance; Neni7/1/dh Raporte auditimi(KLSH) Menjëherë pas depozitimit në Posta Shqiptare ose publikimit në faqen zyrtare të monitoruesve. Në faqen zyrtare në menunë Programi i Transparences Drejtoria e Burimeve Njerëzore dhe Shërbimeve Mbështetëse
Buxheti Neni 7/1/e BuxhetiBuxheti 2015

Buxheti 2016

Buxheti 2017

Buxheti 2018

Pas miratimit nga Ministria e Zhvillimit Ekonomik ,Turizmit Tregtisë dhe Sipërmarrjes Në faqen zyrtare në menunë “Rreth Nesh , Të dhëna Ekonomike Financiare” Drejtoria Ekonomike
Informacion për procedurat e prokurimit. Neni 7/1/ë RregjistriRegjistri i realizimit 2015

Regjistri i parashikimit 2016

Regjistri i realizimit 2016

Regjistri i parashikimit 2017

Regjistri i realizimit Janar-Prill 2017

Regjistri i realizimit Janar-Gusht 2017

Rregjistri i realizimit janar dhjetor 2017

Regjistri realizimesh prok te vogla

Rregjistri i parashikimit 2018

Rregjistri i parashikimit 2018 per blerje te vogla

RealizimiJanar-Gusht2018

Regjistri i realizimeve te prokurimit publik per vitin 2018

Regjistri i parashikimeve të prokurimit publik per vitin 2019

Menjëherë pas dërgimit në APP Në faqen zyrtare në menunë “Programi i Transparences” Drejtoria Juridike
Shërbimet e autoritetit për publikun. Neni 7/1/f Shërbime PostareShërbime Financiare

Shërbime të tjera

Përditësohet periodikisht. Në faqen zyrtare në menunë “Shërbimet” Drejtoria e Shërbimit Postare, Drejtoria e Shërbimit Bankare Financiare
Paraqitja e mendimeve në hartimin e p/akteve, etj. Neni 7/1/gj Në përputhje me kërkesat ligjore Në faqen zyrtare në menunë Rreth Nesh” Posta Shqiptare
Regjistri i kërkesave dhe përgjigjeve, sipas nenit 8 të ligjit nr. 119/2014 Neni 7/1/i Tabelë Pas miratimit të programit të transparencës. Në faqen zyrtare në menunë“Programi i Transparencës”Me kufizime të identitetit të ankuesit.  Koordinatori
Informacione dhe dokumente që kërkohen shpesh. Neni 7/1/k  Shërbimet Postare, Gjurmimi i dërgesave Postare, Në faqen zyrtare në menunë “Rreth Nesh”
Informacione të tjera  të dobishme. Neni 7/1/l dhe shkronja “h” e nenit 31 të Ligjit nr.9887, datë 10.03.2008, i ndryshuar. Marrëveshje bashkëpunimiNjoftime për shtyp Përditësohen Periodikisht Në faqen zyrtare në menunë “Njoftime” Posta Shqiptare
Mbajtja e dokumentacionit nga Posta Shqiptare Neni 7/1/h Ruajtja e dokumentacionit në sistemin arkivor të insititucionit bëhet në përputhje me kuadrin ligjor për arkivat në R.Sh.Afatatet e ruajtjes së dokumentave Në faqen zyrtare në menunë “Publikime” DBNJ/specialisti i Arkiv – Protokollit

V. PUBLIKIMI

Në përputhje me këtë program transparence të miratuar, Posta Shqiptare sh.a. vendos në dispozicion të publikut në faqen e tij të internetit www.postashqiptare.al dhe në mjediset e pritjes së publikut, kategoritë e mësipërme, në një menu të veçantë të titulluar “Programi i Transparencës”.

VI. MONITORIMI
Komisioneri për të Drejtën e  Informimit dhe Mbrojtjen e  të Dhënave Personale monitoron zbatimin e ligjit për të drejtën e informimit, duke nxitur parimin e transparencës në punën e autoriteteve publike, veçanërisht duke sensibilizuar dhe informuar për çështje të së drejtës së informimit.

Komisioneri bën rekomandime për autoritetet publike, lidhur me konceptimin dhe zbatimin e programeve institucionale të transparencës.

Ligji nr. 46/2015 “Për Shërbimet Postare në Republikën e Shqipërisë”

Ky ligj përcakton rregullat për ofrimin dhe sigurimin e shërbimeve postare dhe shërbimin universal postar, si dhe kushtet për akses në rrjetin postar në Republikën e Shqipërisë. Gjithashtu, përcakton institucionet përgjegjëse për rregullimin e shërbimit postar, si dhe të drejtat dhe detyrimet e ofruesve dhe përdoruesve të shërbimeve postare në Republikën e Shqipërisë.
Numri i Fletores Zyrtare 85, Maj 2015.

Ligji nr. 9901, datë 14.04.2008 “Për Tregtarët dhe Shoqëritë Tregtare”, i ndryshuar;

Ky ligj rregullon statusin e tregtarit, themelimin dhe administrimin e shoqërive tregtare, të drejtat dhe detyrimet e themeluesve, të ortakëve dhe aksionarëve, riorganizimin dhe likuidimin e shoqërive tregtare. Shoqëritë tregtare janë shoqëritë kolektive, shoqëritë komandite, shoqëritë me përgjegjësi të kufizuara dhe shoqëritë aksionare.

Ligji nr. 9918, datë 19.05.2008 “Për Komunikimet Elektronike në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar;

Ky ligj, ndër të tjera, ka si objekt krijimin e Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP) si organ rregullator në fushën e komunikimeve elektronike dhe të shërbimit postar, i cili mbikëqyr kuadrin rregullator të përcaktuar nga ky ligj, nga ligji për shërbimin postar dhe nga politikat e zhvillimit, të përcaktuara nga Këshilli i Ministrave.

Vendimi i Këshillit të Ministrave nr. 1039, datë 16.12.2015 “Për përcaktimin e procedurave për emetimin, prodhimin, përdorimin dhe tregtimin e Pullës Postare Shqiptare”.
Ky vendim përcakton rregullat për emetimin, prodhimin, përdorimin, tematikën dhe tregtimin e pullës postare shqiptare nga shoqëria “Posta Shqiptare”, sh.a., në përputhje me rregullat ndërkombëtare të Bashkimit Postar të Përbotshën (UPU).

Vendimi i Këshillit të Ministrave nr.241, datë 31.03.2011 “Për kryerjen nga “Posta Shqiptare” sh.a., të Shërbimeve Postare, Financiare dhe Shërbimeve të tjera, që janë në përputhje me veprimtarinë e kësaj poste, për Institucionet e Qeverisjes Qendrore e Vendore, Institucionet e tjera Publike si dhe Shoqëritë Tregtare me kapital shtetëror”, ndryshuar me Vendim i Këshillit të Ministrave nr. 81, datë 28.01.2015.

Ky ligj përcakton se:

Kryeministria, ministritë, institucionet e sektorit publik, veprimtaria e të cilave mbështetet në pronën publike, shtetërore, institucionet e qeverisjes vendore, si dhe shoqëritë tregtare me kapital shtetëror, si për llogari të tyre, ashtu edhe në shërbim të shtetasve e anasjellas, të realizojnë nëpëmjet “Posta shqiptare” sh.a, këto shërbime: a) shërbimet postare; b) shërbimet financiare, që nuk bien në kundërshtim me legjislacionin aktual; c) Shërbime, që janë në përputhje me veprimtarinë e “Posta Shqiptare” sh.a, të cilat ngarkohen me vendim të Këshillit të Ministrave ose ministrit që mbulon veprimtarinë e shërbimeve postare.

Institucionet e lartpërmendura, (me përjashtim të shoqërive tregtare me kapital shtetëror pasi është hequr me VKM nr. 81, datë 28.01.2015) për shërbimet e tjera, të cilat janë në përputhje me veprimtarinë e “Posta Shqiptare” sh.a, si ofrues i parë, t’i drejtohen kësaj poste. Në rast se këto shërbime nuk realizohen nga “Posta Shqiptare” sh.a, atëherë mund t’u ofrohen operatorëve të tjerë.

Për shërbimet e ofruara, sipas këtij vendimi “Posta Shqiptare” sh.a, do të zbatojë tarifa të orientuara me vlerat e tregut.

Ngarkohet ministri i Shtetit për Inovacionin dhe Administratën Publike për zbatimin e këtij vendimi.

Vendimi i Këshillit të Ministrave nr.595, datë 31.08.2006 “Për miratimin e tarifave të Postës Direkte”;

Ky ligj miraton tarifat postare të shërbimit “Posta Direkte” për kufijtë e zonës së rezervuar
Numri i Fletores Zyrtare 96, Shtator 2006.

Vendimi i Këshillit të Ministrave nr. 539, datë 01.08.2003 “Për miratimin e dokumentit të politikës së zhvillimit të shërbimeve postare në Republiken e Shqipërisë”;

Numri i Fletores Zyrtare 70, Gusht 2003.

Vendimi i Këshillit të Ministrave nr. 446, datë 26.09.2002 “Mbi miratimin e tarifave postare bazë”;

Ky ligj miraton tarifat postare të shërbimeve bazë që ofrohen nga operatori publik Posta Shqiptare sh.a.
Numri i Fletores Zyrtare 58, Shtator 2002.

Vendimi i Këshillit të Ministrave nr. 27, datë 20.01.2001 “Për vendosjen e kutive postare në ndërtesat e banimit dhe institucione”.

Ky ligj përcakton vendosjen e kutive postare në të gjithë projektet për ndërtesat e reja, objekte banimi, institucione social-kulturore dhe ente prodhuese. Kutitë postare dhe lloji i tyre të vendosen nga vetë investitorët, në varësi të funksionit të ndërtesës.
Numri i Fletores Zyrtare 09, Mars 2001.

Udhëzimi nr. 1, datë 22.01.2016 i Ministrit të Shtetit për Inovacionin dhe Administratën Publike “Për përcaktimin e rregullave për funksionimin e Komisionit Shtetëror të Pullës Postare Shqiptare”;

Udhëzimi nr. 2, datë 22.01.2016 i Ministrit të Shtetit për Inovacionin dhe Administratën Publike “Për përcaktimin e sasisë së Pullave Postare në ruajtje”;