8
8

New Sherbimi Postar Universal

/New Sherbimi Postar Universal
New Sherbimi Postar Universal 2019-07-30T11:11:15+00:00
sher

SHËRBIMI POSTAR UNIVERSAL

Sipas ligjit ligjit Nr. 46. Datë 07/05/2015, “Për shërbimet Postare në Republikën e Shqipërisë”: Çdo përdorues, në Republikën e Shqipërisë, gëzon të drejtën e shërbimit universal postar, që përfshin ofrimin e vazhdueshëm të shërbimit postar me një cilësi të përcaktuar në rregulloren e miratuar nga AKEP-i dhe me çmime të përballueshme në të gjitha pikat e aksesit brenda territorit të tyre.

Në shërbimin postar universal përfshihen objektet postare si:

LETRAT

Konsiderohet letër çdo komunikim i shkruar që përbën një korrespondencë  zyrtare ose personale, e mbyllur në zarf, i cili ka formën e një drejtkëndëshi. Mbi zarf nga ana e përparme e tij, në të dhjathtë shkruhet adresa e marrësit, ndërsa në pjesën e përparme në të majtë shkruhet adresa e dërguesit.

Adresa e marrësit dhe e dërguesit duhet të jetë e plotë dhe e saktë, e lexueshme, e shkruar me gërma kapitale romake dhe shifra arabe. Letrat pranohen me peshë deri në 2 kg si për brenda ashtu edhe për jashtë vendit.

PAKETAT E VOGLA

Quhen paketa të vogla, objektet që përmbajnë sende të ndryshme në sasi të vogël, prodhime artistike, disqe gramafoni, shirita manjetike, cigare, mostra tregtie, ose ndonjë send tjetër që shërben si mostër, pjesë këmbimi aparaturash etj.  Në këto paketa nuk lejohen të futen kartmonedha ose sende të tjera me vlerë.

Duhet t’i kushtohet rëndësi ambalazhimit të paketës, i cili duhet të jetë i përshtatshëm për formën dhe përmbajtjen e saj. Pesha e paketës duhet të jetë deri në 2 kg si brenda ashtu edhe për jashtë vendit.

KARTË POSTARE

Kartë – postaret mund të jenë të thjeshta, të cilat janë të përbëra prej kartoni të hollë ose prej letre të trashë 90x140mm dhe kartë postaret  me përgjigje të paguar, të cilat përbëhen nga dy kartë postare të thjeshta të palosura njëra mbi tjetrën, me ndryshim që ajo e poshtmja ka të shkruar mbishkrimin “Përgjigje Paguar”.

Njëra anë e kartës postare të thjeshtë është e pastër, ku dërguesi mund të shkruajë korrespondencën, adresën e marrësit. Përsa i përket kartës postare me përgjigje të paguar, kjo e fundit i dorëzohet marrësit pa u shkëputur pjesët e saj.

CEKOGRAMET

(OBJEKTE POSTARE PER TE VERBERIT)Cekogramet janë korrespondenca për të verbërit, të cilët sipas legjislacionit të fuqi për statusin e të verbërve,  Shoqata e të Verbërve në Shqipëri,  udhëzimit Nr. 4038 datë 04/09/2015 dhe rregullave të UPU-së,  përfitojnë shërbim postar falas. Objektet postare për të verbërit përfshijnë:

  • korrespondencën, literaturën për të verbërit dhe pjesërisht të verbërit të çfarëdo lloj formati (edhe regjitrimet me zë).
  • pajisje apo materiale të çfarëdo lloji  të përshtatura për të ndihmuar personat e verbër dhe pjesërisht të verbër në lehtësimin e problemeve të shikimit.

Kufiri i peshës për këtë kategori objektesh, si për brenda ashtu dhe për jashtë vendit është 7 kg.

FTESAT, KOMUNIKIMET DHE LAJMËRIMET GJYQËSORE

Ftesat, komunikimet dhe lajmërimet gjyqësore janë objekte, të cilat dërgohen nga institucionet e drejtësisë, në zarfe, ose të hapura dhe trajtohen si objekt i porositur.  Këto objekte përbëhen nga dy pjesë, pjesa e parë zë vendin e lajmërim marrjes dhe e dyta i dorëzohet marrësit.