8
8

NJOFTIM GAZETAVE, MARRJE AMBJENTI ME QIRA FILIALI QENDA TRANZITE

/NJOFTIM GAZETAVE, MARRJE AMBJENTI ME QIRA FILIALI QENDA TRANZITE
NJOFTIM GAZETAVE, MARRJE AMBJENTI ME QIRA FILIALI QENDA TRANZITE 2020-10-13T11:01:20+02:00

                   NJOFTIM

                  POSTA SHQIPTARE SH.A

 

                   Kërkohet Ambjent me qira për Filialin e Qëndres Tranzit Tiranë

 
Mbështetur në Ligjin Nr. 9901 datë 14.04.2008 “Për tregtarët dhe shoqëritë tregtare”, i ndryshuar, në Ligjin Nr. 46/2015 “Për ligjin e Shërbimit Postar”, në Statutin e Shoqërisë “Posta Shqiptare” sh.a., në Rregulloren e Brëndshme të  Administratës Qëndrore “Posta Shqiptare” sh.a.,  Posta Shqiptare sh.a. njofton për marrjen e një ambjenti me qira për Filialin e Qëndres Tranzit Tiranë për një periudhë 5 (pesë) vjeçare me të drejtë ripërtëritje, me kushtet si vijon:
 

  1. Objekti duhet të ketë sipërfaqe jo më pak se 1600 m2, me lartësi jo më pak se 9 m, me qëllim që në të ardhmen të ketë mundësi për ndarje në kate të hapësirës së brendshme të ambientit. Godina duhet të ketë akses nga dyer, të cilat duhet te jenë me lartësi minimumi 4.5m dhe me hapje të komanduar;
  2. Përveç sipërfaqes së sipërpërmendur, të sigurojë të paktën 240m2 hapësira për akomodimin e administratës së Filialit, për të paktën 30 punonjës të administratës;
  3. Objekti duhet të ketë edhe hapësirë parkimi për të paktën 70 (shtatëdhjetë) autovetura, furgonçina ose furgone dhe 5 (pesë) trailera si dhe akses brenda territorit të mjeteve të tonazhit të lartë (përpunim, parkim, qarkullim), në një sipërfaqe jo më pak se 2500 (dymijë e pesëqind) m2;
  4. Ambjenti i sipërkërkuar duhet të jetë pranë Aeroportit “Nënë Tereza” dhe të sigurojë akses në rrugët kryesore urbane dhe interurbane.
  5. Ambjenti /Godina duhet të ketë ndriçim, sistem vëzhgimi, mbrojtje kundra zjarrit(sensor dhe hidrant uji), të jetë i pajisur me dokumentacion të rregullt si, Kontratë me OSHEE dhe UKT si dhe pjesa e Administratës duhet të ketë rrjet për të dhënë akses në internet brenda godinës së Administratës.
  6. Objekti duhet të ketë dokumentacion ligjor për pronën, si certifikatë pronësie osë vërtetim pronësie ose kontratë shitblerje ose kontratë shkëmbimi ose çdo dokument tjetër që është rrjedhë e dokumentacionit ligjor që shërbejnë për regjistrimin e pasurive të paluajtshme në institucionin perkatës.
  7. Subjektet ose personi fizik ose personat fizik në bashkëpronësi duhet të dorëzojnë dëshmi penaliteti dhe duhet të deklarojë se nuk është dënuar me vendim të gjykatës së formës së prerë, për vepra që lidhen me veprimtarinë profesionale, nëse është i regjistruar në QKB duhet ekstrakt tregtar që nuk është në proces falimentimi (statusi aktiv), dhe duhet të ketë të paguar të gjitha detyrimet për pagimin e tatimeve e të kontributeve të sigurimeve shoqërore sipas legjislacionit në fuqi.
  8. Subjekti ose personat fizik, duhet të dorëzojnë një relacion teknik të detajuar duke përmbushur të gjitha kushtet e kërkuara më sipër.
  9. Subjekti ose personat fizik, duhet të dorëzojnë ofertën me gjithë dokumentacionin përkatës në adresën e Postës Shqiptare, pranë zyrës së protokollit brenda datës 25.06.2020.
  10. Kriteri i cili do të vlerësojë ofertën e paraqitur do të jetë çmimi më i ulët për m2 në përshtatje me kushtet e kërkuara.
  11. Grupi i punës i ngritur nga Posta Shqiptare do të verifikojë dokumentacionin e paraqitur nga ana juaj dhe do të vërtetoje atë në terren.
  12. Brenda afateve ligjore Posta Shqiptare do t’ju njoftoje mbi përzgjedhgjen e fituesit.

Duke ju falenderuar jemi të gatshem për çdo sqarim të mëtejshem në adresë të email-it: [email protected]

Shenim: Dokumentacioni i dorëzuar duhet të jetë origjinal ose fotokopje e noterizuar.