8
8

Njoftim marrje ambienti Ish-Fusha e Aviacionit

/Njoftim marrje ambienti Ish-Fusha e Aviacionit
Njoftim marrje ambienti Ish-Fusha e Aviacionit 2021-01-06T20:55:39+02:00

Njoftim

 Filiali i Postës sh.a Tiranë kërkon të marrë me qira një ambient të përshtatshëm, për zyrë postare, në zonën e ish- Fusha e Aviacionit, Tiranë, ku të mund të ushtrojë veprimtarinë e tij, për të ofruar një shërbim sa më efikas për klientët e saj.

Kushtet kryesore për ambientin që kërkohet të merren me qira janë:

  • Sipërfaqja e ambientit të jetë 50-70 m2,
  • Ambienti të jetë në rrugën kryesore (për një reklamim sa më të dukshëm), në katin e parë, duhet të ketë akses në rrugët kryesore urbane, interurbane si dhe të ketë akses transporti publik,
  • Ambienti duhet të jetë me ndriçim, aspirim, kondicionim,survejim 24 orësh me kamera si dhe të ketë parkim për klientët dhe blindet e vlerave monetare,
  • Banaqe, mobilime si dhe materiale e pajisje të tjera që do të nevojiten, do të vendosen nga qiradhënësi sipas standarteve për funksionimin e një zyre postare në përputhje me kërkesat e qiramarrësit.
  • Ambienti të ketë akses për persona me aftësi ndryshe.
  • Kriteri i cili do të vlerësojë ofertën e paraqitur do të jetë çmimi më i ulët për m2 në përshtatje dhe me kriteret e tjera te kërkuara,
  • Personi që posedon pronësinë e këtij ambienti të jetë i pajisur me dokumentacion të rregullt si: Çertifikatë pronësie apo çdo dokumentacion tjetër që vërteton pronësinë e tij mbi ambientin, objekt qiraje, kontratë OSSHE dhe UKT.

Të interesuarit të paraqiten brënda datës 11.01.2021 në Drejtorinë e Shërbimeve Mbështetëse pranë Filialit të Postës sh.a Tiranë në adresën: Rruga ” Aleksandër Moisiu” ose të kontaktojnë në numrin e celularit 069 5553433.