Njoftim
Filiali i Postës sh.a Tiranë kërkon të marrë me qira një ambient të përshtatshëm, për zyrë postare, në Babrru, Tiranë, ku të mund të ushtrojë më me efiktivitet veprimtarinë e tij, për të ofruar një shërbim me efikas për klientët e saj.
Kushtet kryesore për ambientin që kërkohet të merren me qira janë:
- Sipërfaqja e ambientit të jetë 50-70 m2,
- Ambienti të jetë në rrugën kryesore (për një reklamim sa më të dukshëm), në katin e parë, duhet të ketë akses në rrugët kryesore urbane, interurbane si dhe të ketë akses transporti publik,
- Ambienti duhet të jetë me ndriçim, aspirim, kondicionim,kushte për survejim 24 orësh me kamera si dhe të ketë parkim për blindet e vlerave monetare,
- Ambienti të ketë akses për persona me aftësi ndryshe.
- Kriteri i cili do të vlerësojë ofertën e paraqitur do të jetë çmimi më i ulët për m2 në përshtatje dhe me kriteret e tjera te kërkuara,
- Personi që posedon pronësinë e këtij ambienti të jetë i pajisur me dokumentacion të rregullt si: Çertifikatë pronësie, kontratë me OSHEE dhe UKT.
Të interesuarit të paraqiten brënda datës 15.10.2020, në Drejtorinë e Shërbimeve Mbështetëse pranë Filialit të Postës sh.a Tiranë në adresën: Rruga “Reshit Çollaku” ose të kontaktojnë në numrin e celularit 069 61 35 445.