8
8

Njoftim marrje ambienti me qira në Vorë.

/Njoftim marrje ambienti me qira në Vorë.
Njoftim marrje ambienti me qira në Vorë. 2021-01-06T20:52:39+02:00

Njoftim

Filiali i Postës sh.a Tiranë kërkon të marrë me qira një ambient të përshtatshëm, për zyrë postare, në zonën e Vorës, Tiranë, ku të mund të ushtrojë veprimtarinë e tij, për të ofruar një shërbim sa më efikas për klientët e saj.
Kushtet kryesore për ambientin që kërkohet të merren me qira janë:
– Sipërfaqja e ambientit të jetë 50-100 m2,
– Ambienti të jetë në rrugën kryesore (për një reklamim sa më të dukshëm), në katin e parë, duhet të ketë akses në rrugët kryesore urbane, interurbane si dhe të ketë akses transporti publik,
– Ambienti duhet të jetë me ndriçim, aspirim, kondicionim,survejim 24 orësh me kamera si dhe të ketë parkim për klientët dhe blindet e vlerave monetare,
– Banaqe, mobilime si dhe materiale e pajisje të tjera që do të nevojiten, do të vendosen nga qiradhënësi sipas standarteve për funksionimin e një zyre postare në përputhje me kërkesat e qiramarrësit.
– Ambienti të ketë akses për persona me aftësi ndryshe.
– Kriteri i cili do të vlerësojë ofertën e paraqitur do të jetë çmimi më i ulët për m2 në përshtatje dhe me kriteret e tjera te kërkuara,
– Personi që posedon pronësinë e këtij ambienti të jetë i pajisur me dokumentacion të rregullt si: Çertifikatë pronësie apo çdo dokumentacion tjetër që vërteton pronësinë e tij mbi ambientin, objekt qiraje, kontratë OSSHE dhe UKT.
Të interesuarit të paraqiten brënda datës 11.01.2021 në Drejtorinë e Shërbimeve Mbështetëse pranë Filialit të Postës sh.a Tiranë në adresën: Rruga ” Aleksandër Moisiu” ose të kontaktojnë në numrin e celularit 069 5553433.