Njoftim
Filiali i Postës sh.a Tiranë kërkon të marrë me qira një ambient të përshtatshëm, në zonën e Kinostudios, Tiranë , ku të mund të ushtrojë më me efektivitet veprimtarinë e tij.
Kushtet kryesore për ambientin që kërkohet të merren me qira janë:
- Sipërfaqja e ambientit të jetë 200-250 m2,
- Ambienti duhet të jetë pranë ambienteve të Drejtorisë së Përpunim Shpërndarësisë të Filialit të Postës sh.a Tiranë,
- Ambienti duhet të ketë akses në rrugën kryesore, në funksion të realizimit sa më efikas dhe të shpejtë të përpunimit dhe transportit të vlerave materiale,
- Ambieni të jetë në katin përdhe,
- Ambienti të ketë Hidrant (impiant fikse-zjarri), tualet,
- Ambienti të ofrojë kushtet optimale kundër lagështisë,
- Ambienti duhet të jetë me ndriçim, aspirim, kondicionim,survejim 24 orësh me kamera ( të ketë elementë të sigurisë të lartë) .
- Kriteri i cili do të vlerësojë ofertën e paraqitur do të jetë çmimi më i ulët për m2 në përshtatje dhe me kriteret e tjera te kërkuara,
- Personi që posedon pronësinë e këtij ambienti të jetë i pajisur me dokumentacion të rregullt si: Çertifikatë pronësie apo dokumentacioni tjetër që vërteton pronësinë mbi ambientin, objekt qiraje .
Të interesuarit të paraqiten brënda datës 22.11.2019 në Drejtorinë e Shërbimeve Mbështetëse pranë Filialit të Postës sh.a Tiranë në adresën: Rruga “Reshit Çollaku” ose të kontaktojnë në numrin e celularit 069 61 35 445.