8
8

Njoftim për Mediat

/Njoftim për Mediat
Njoftim për Mediat 2020-07-01T16:34:09+02:00

REPUBLIKA E SHQIPËRISË

POSTA SHQIPTARE SH.A.

Njoftim për Mediat

Në kuadër të masave të marra si pasojë e situatës së krijuar nga përhapja e Covid-19, është evidentuar në disa zyra postare krijim i rradhëve dhe mos zbatim i protokollit të masave të sigurisë nga qytetarët.

Ndonëse nga ana e punonjësve të zyrave të Postës Shqiptare janë bërë të gjitha përpjekjet për ruajtjen e distancave dhe sigurisë gjatë ofrimit të shërbimit, është shumë i rëndësishëm edhe bashkëpunimi nga ana e qytetarëve.

Posta Shqiptare ju bën thirrje të gjithë pensionistëve dhe qytetarëve që marrin shërbime postare-financiare në zyra postare, të respektojnë protokollin e masave sipas udhëzimit të miratuar nga Ministria e Shëndetësisë, duke ruajtur distancimin fizik dhe duke mbajtur masat mbrojtëse.

Posta Shqiptare, në kuadër të parandalimit të rradhëve të gjata apo ndonjë mundësie infektimi në këtë situatë të pazakontë, njofton se prej disa vitesh, ofron për të gjithë pensionistët shërbimin “Shpërndarja e pensionit në adresë”.

Drejtori i Departamentit të Zhvillimit dhe Standarteve pranë Postës Shqiptare, z.Vangjush Andoni, në një prononcim për mediat, pasi bëri thirrje publike ndaj të gjithë qytetarëve që paraqiten në zyra postare, për të ruajtur distancën fizike dhe respektimin e masave, theksoi se alternativa e duhur me qëllim parandalimin e virusit është shërbimi “Shpërndarja e pensionit në adresë”.

“Gjatë periudhës së pandemisë, Posta Shqiptare ofroi shpërndarjen e pensioneve në banesë për të gjithë pensionistët e Shqipërisë, me qëllim parandalimin e përhapjes së këtij virusi tek grup mosha më e rrezikuar, pensionistët. Ka qenë një sipërmarrje shumë e vështirë, të cilën Posta Shqiptare e kaloi me sukses” u shpreh z. Andoni.

Gjatë kësaj periudhe të pazakontë për të gjithë, Posta Shqiptare ka arritur të menaxhojë me sukses shpërndarjen e rreth 500 mijë pensioneve në muaj, në adresë të çdo pensionisti, në të gjithë Shqipërinë.

  1. Andoni, në komunikimin me mediat, rikujtoi edhe një herë që të gjithë pensionistët që dëshirojnë që pensioni t’ju shpërndahet në adresë, të aplikojnë pranë zyrave postare për përfitimin e shërbimit të shpërndarjes së pensionit në banesë.

Pensionisti ose një anëtar i familjes së tij mund të paraqitet në zyrë postare, të plotësojë një formular aplikimi për përfitimin e këtij shërbimi dhe pensioni do të shpërndahet sipas grafikut të përcaktuar nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore.

Posta Shqiptare dhe punonjësit e shërbimit janë në dispozicion të qytetarëve për të asistuar në përfitimin e këtij shërbimi.

Gjithashtu, në ditët në vijim, Posta Shqiptare do të vazhdojë me fushata ndërgjegjësimi dhe komunikimi me qytetarët.