Njoftim i rëndësishëm!
Të nderuar qytetar,
Kërkojmë ndihmën dhe mirëkuptimin tuaj për përballimin me sukses të situatës së parandalimit të përhapjes së COVID-19 dhe për lehtësimin e procesit të shpërndarjes së pensioneve në adresat tuaja.
Lutemi, që ta na asistoni:
– Duke shmangur grumbullimet dhe rradhët e gjata në Zyrat Postare;
– Me plotësimin e të dhënave mbi: Adresën e saktë; Numrin e telefonit; Fotokopje ID personale.
Nëse pensionistët hasin vështirësi në përcjelljen e të dhënave, kërkojmë ndihmën dhe mbështetjen e familjarëve ose të afërmeve të tyre duke komunikuar përmes:
- Numrave të kontaktit ose adresës së email, të afishuara në cdo Zyrë të Pagesës së Pensioneve;
- Kutive Postare;
- Rrjeteve sociale të Postës Shqiptare (Facebook, Instagram).
Bashkëlidhur këtij njoftimi të rëndësishëm, për të lehtësuar komunikimin më Postën Shqiptare do të gjeni informacionin me numrat e telefonit dhe adresat email të zyrave postare të Filialeve të Postës Shqiptare në të gjithë Shqipërinë.
Frikë jo, kujdes po!
Të gjithë bashkë, do t’ja dalim.