Janë objekte që përmbajnë sende të ndryshme në sasi të vogël, prodhime artistike, disqe, kaseta, cigare, mostra tregtie ose pjesë të një sendi që shërben si mostër etj.
Ambalazhimi i sendeve të paketës duhet ti adaptohet formës dhe natyrës së tyre, të mos ketë në sipërfaqe pjesë të dala dhe të mprehta dhe njëra faqe e paketës duhet të jetë e sheshtë për të shkruajtur adresën e marrësit dhe të dërguesit, si dhe për të bërë shënimet e shërbimit postar.
Paketat e vogla pranohen me peshë deri në 2 kg si për brenda dhe jashtë vendit.
Tarifat e pranimit të paketave të vogla për brenda vendit sipas lidhjes 1/4 dhe jashtë vendit janë sipas lidhjes 2/16.
Duhen përjashtuar qëllimet për tregti. Nuk lejohen brenda tyre kartëmonedhat dhe sendet e tjera të vlefshme.