8
8
Portali e-albania 2018-02-20T12:47:50+00:00

 

Posta Shqiptare nis Front Office për shërbimet publike të portalit e-Albania

Zyrat e Postës Shqiptare, mund të konsiderohen nga sot si ONE-STOP-SHOP, ku do të ofrohen të gjitha shërbimet e portalit qeveritar e-albania.

Ky shërbim mundësohet në bazë të një marrëveshjeje të nënshkruar ndërmjet Posta Shqiptare sh.a dhe Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), e cila administron portalin unik qeveritar e-albania, që shërben si një portë nëpërmjet së cilës çdo person i interesuar mund të marrë shërbime elektronike të ofruara nga institucionet publike në Shqipëri.

Falë kësaj marrëveshjeje, portali e-albania është tashmë i aksesueshëm nga punonjësit e zyrave postare, me qëllim që qytetarët dhe bizneset të përfitojnë shërbimet elektronike të institucioneve publike të ofruara nga ky portal, pa shpenzuar kohë në zyrat e administratës si dhe duke evituar burokracitë e panevojshme.

Duke filluar nga data 4 tetor 2017, në sportelet e Postës Shqiptare në më shumë se 65 sportele të dedikuara në qytetet Tiranë dhe Korçë, do të kryhet emetimi i çertifikatave dhe brenda pak ditëve, ky shërbim do të ofrohet në qyetet Durrës, Fier dhe Lushnje. Shumë shpejt ky shërbim do të vijohet me rreth 20 shërbime të tjera online.

Posta Shqiptare e ofron këtë shërbim, pasi disponon rrjetin postar me shpërndarjen më të gjerë territoriale, infrastrukturën e nevojshme dhe stafin e trajnuar për t’iu përgjigjur në kohë dhe me efikasitet kërkesave të qytetarëve.

Posta Shqiptare, fton të gjithë qytetarët shqiptarë të paraqiten në zyrat postare për të përfituar lehtësisht shërbimet që ofron portali e-albania.

Kjo është posta që duam!