8
8

Posta Shqiptare bëhet pjesë e rrjetit “EuroMed Postal”

/Posta Shqiptare bëhet pjesë e rrjetit “EuroMed Postal”
Posta Shqiptare bëhet pjesë e rrjetit “EuroMed Postal” 2018-12-27T12:04:36+00:00

 

          

Posta Shqiptare bëhet pjesë e rrjetit “EuroMed Postal”

Administratori i Postës Shqiptare z. Laert Duraj, mori pjesë në Asamblenë e Përgjitshme të zhvilluar me Bordin e Drejtorëve të rrjetit “EuroMed Postal”, bashkimi i operatorëve postarë të Mesdheut,  organizuar në Madrid, nga CORREOS, Operatori Postar i Madridit.

Ky kongres, pati një rëndësi të veçantë për Postën Shqiptare, pasi shtetet pjesëmarrëse, anëtare të “The Postal Union for the Mediterranea”, vendosën me unanimitet votash, që Posta Shqiptare të bëhet pjesë e këtij rrjeti postar mesdhetar. Anëtarësimi në këtë komunitet, është një mundësi e mirë për bashkëpunim rajonal dhe shkëmbim të eksperiencave të ndërsjella ndërmjet vendeve anëtare.

Misioni i këtij rrjeti është të mbrojnë dhe promovojnë interesat kolektive të antarëve të zonës së Mesdheut, përfaqësimi i tyre kolektiv përpara organizatave ndërkombetare, dhënia e konsulencës, ekspertizës dhe shërbimeve brenda kornizave të zhvillimit të marrëdhënieve të biznesit të antarëve të saj, për të fuqizuar integrimin e shërbimeve, transferimin e eksperiencave dhe Know-how dhe teknologjisë mes anatarëve, si dhe të sigurojë fonde nga donatore për financimin e projekteve të përbashkëta midis antarëve të rrjetit.

EuroMed, ose i quajtur ndryshe “The Postal Union for the Mediterranea (PUmed) është nje komunitet postar rajonal (Mesdhetar) i krijuar më 29 Nëntor 2016 nga 20 operatorë të shteteve të ndryshme, antar të UPU.