Posta Shqiptare lancon shërbimin e “Tërhëqjes Ndërkombëtare të Parave”
Supermarket është projekti i ri në fushën e transfertave ndërkombëtare të parave, i ofruar nga Posta Shqiptare. Nëpërmjet këtij shërbimi, të gjithë klientët mund të tërheqin para në kohë reale në zyrat e Postës Shqiptare, nga të gjithë shtetet e botës.
Lançimit të këtij projekti i është kushtuar një artikull i veçantë në revistën vjetore të EuroGiro, Kompanisë së Transfertave Ndërkombëtare të parave.
Midis shumë artikujve të përfaqësuesve të niveleve të larta drejtuese të organizatave të ndryshme postare dhe UPU-së (Unioni i Përbotshëm Postar), Drejtoresha e Shërbimeve Financiare dhe Bankare znj. Nevila Bejleri, në intervistën e dhënë për revistën e EuroGiro, u shpreh ndër të tjera se shërbimi Supermarket është tashmë një sukses i garantuar për Postën Shqiptare.
Posta Shqiptare, gjithmonë pranë jush!