Posta Shqiptare nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me Postën e Kosovës
Administratori i Përgjithshëm i Postës Shqiptare, z. Laert Duraj dhe Kryeshefi Ekzekutiv i Postës së Kosovës, Sejdi Hoxha kanë nënshkruar marrëveshjen e bashkëpunimit për përpunimin e dërgesave postare me rrugë tokësore me tranzit të hapur nga Posta Shqiptare, që kanë destinacionin final Postën e Kosovës.
Kjo marrëveshje ka për qëllim përcaktimin e mënyrës së llogaritjes së detyrimeve për dërgesat me tranzit të hapur, që arrijnë nga shtetet që nuk e njohin Kosovën si destinacion final, si dhe përcaktimin e tarifave për përpunimin e këtyre dërgesave postare.
Posta Shqiptare dhe Posta e Kosovës kanë bashkëpunim shumëvjeçar në fusha të ndryshme në interes të ofrimit të shërbimeve sa më cilësore për qytetarët e të dyja vendeve.