8
8
Posta Shqiptare, mundësi praktikash profesionale për studentët 2019-03-01T15:21:07+00:00

Posta Shqiptare tashmë mirëpret studentët për praktikat e punës

Posta Shqiptare, mundësi praktikash profesionale për studentët

Posta Shqiptare bëhet pjesë e Programit Kombëtar të Praktikave të Punës, duke ofruar mundësi për zhvillimin e praktikave në 35 qytete të vendit, me një numër prej 70 praktikantësh. Posta Shqiptare dhe Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë kanë nënshkruar një memorandum bashkëpunimi për mbështetjen e profesionistëve të rinj, që kanë përfunduar minimalisht studimet në ciklin e parë “Bachelor”, për kryerjen e praktikave të punës 3- mujore, pranë Postës Shqiptare.

Ky memorandum bashkëpunimi synon ofrimin e një përvoje kualifikuese që ndikon në zhvillimin e aftësive profesionale të të rinjve, duke ju krijuar mundësi integrimi në tregun e punës. Qëllimi i këtij memorandumi është vendosja dhe intensifikimi i formave të reja të bashkëpunimit, për zhvillimin e njohurive profesionale të profesionistëve të rinj në një mjedis të vërtetë pune.

Posta Shqiptare është gjithmonë e angazhuar në nisma të tilla për mbështetjen e studentëve, duke ju ofruar shërbime gjithmonë e më të favorshme.