Për të gjithë maturantët, të cilët aplikojnë këtë vit për studimet e larta, Posta Shqiptare si çdo vit ofron shërbimin e arkëtimit të tarifës për formularin e aplikimit në Universitet.
Posta Shqiptare mbështet studentët, duke ofruar komisionin më të ulët në treg për këtë shërbim, vetëm 50 lekë.
Maturantët mund të paguajnë tarifat e aplikimit pranë zyrave tona postare në të gjithë territorin e vendit deri në zonat më të thella rurale. Ne ju mirëpresim çdo ditë në sportelet tona.
