8
8
Pulle postare dedikuar Dritero Agollit 2018-02-20T15:41:30+00:00

                      

Dritëro Agolli bën 85 vjeç, emetohet sot pulla nga Posta Shqiptare sh.a
Me rastin e 85 vjetorit të lindjes, Posta Shqiptare ka vendosur t’i dedikojë pullën postare shkrimtarit dhe akademikut të shquar Dritëro Agolli.
Pulla postare është realizuar nga autori Petraq Papa, dhe ka një vlerë prej 120 lekësh.
Tirazhi i kësaj pulle postare është 34.250 pulla si dhe 250 copë FDC ( Zarfi i Ditës së Parë).
Emisioni i kësaj pulle përbëhet nga një seri me një pamje, një tabak të përbërë prej nëntë pullash, si dhe nga Zarfi i Ditës së Parë.
Posta Shqiptare ka ekskluzivitetin e emetimit dhe prodhimit të pullës postare shqiptare, nëpërmjet të cilës pasqyron ngjarje të rëndësishme historike, kulturore, sportive, shqiptare apo ndërkombëtare.

Të dhëna mbi pullën postare:

Data e emetimit: 13.10.2016

Emisioni përbëhet nga 1 pullë

Autor: Petraq Papa

Vlera e pullës: 120 lekë

Tirazhi: 34.250 pulla (120 lekëshe)

Përmasat e pullës: 31 x 43 mm

Kompozimi i tabakut: 9 pulla në tabak

Kompozimi i tabakut për shërbim postar:

28 pulla në tabak (120 lekëshe)

Zarfe të Ditës së Parë me pullë: 250 copë

Çmimi i Zarfit të Ditës së Parë me pullë: 320lekë

Shtypur në Shqipëri nga Adel CO