.
Rikthimi i pagesës së tatimeve në sportelet e Postës Shqiptare
Prej datës 31 Tetor 2018, në Filialet dhe Degët e Postës Shqiptare, në të gjithë Shqipërinë, ka filluar kryerja e shërbimit financiar të arkëtimit të detyrimeve tatimore për llogari të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, nga bizneset e vogla dhe të mëdha, si dhe profesionet e lira, të cilët janë subjekt TVSH-je.
Klienti paraqitet pranë zyrës postare i pajisur me dy kopje të dokumentit “Formulari i deklarimit të pagesës” osë “Urdhër pagesë”, të lëshuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, ku gjenden të dhënat dhe shuma e detyrimit tatimor të tatimpaguesit.
Pas kryerjes së shërbimeve dhe depozitimit të vlerave monetare, klientit i dorëzohet një kopje e dokumentit të “Formularit të deklarimit të pagesës”, së bashku me mandatin e arkëtimit, të nënshkruar dhe të vulosur me vulën e shërbimit nga punonjësi i shërbimit.