8
8
SHËRBIMET E BIZNESIT 2019-06-07T10:50:37+00:00
Revolution Slider Error: Slider with alias biznesi not found.
Maybe you mean: 'newhome' or 'slider-eng'

TELEDOC. Shërbimi më i ri në sportelet e Postës Shqiptare

Posta Shqiptare, duke filluar nga data 06.05.2019, ofron në sportelet e saj në të gjithë Shqipërinë, shitjen e kartave për shërbimin më të ri, TELEDOC.

TELEDOC është shërbimi i cili për herë të parë në Shqipëri, sjell mjekun më pranë jush, në çdo kohë, 24 orë në ditë.

Nëpërmjet aplikacionit të TELEDOC, ju mund të telefononi mjekun specialist për çdo problem apo shqetësim shëndetësor që ju keni.

Për të përfituar këtë shërbim, mjafton të paraqiteni në sportelet e Postës Shqiptare dhe të kryeni abonimin e kartave TELEDOC, ku mund të zgjidhni paketën single/individuale ose paketën familjare.

Paketa single/individuale kushton 3999 lekë.

Paketa familjare kushton 7490 lekë.

Shitje e dekoderave

Në kuadër të pajisjes me dekodera televizivë, ftojmë qytetarët të mos bien pre e platformave anonime dhe të jashtëligjme të cilat mund të jenë më të lira, por të pasigurta për ecurinë e tyre.

Gjithashtu, ju rikujtojmë që në ditët dhe muajt në vazhdim do të ketë aksione nga Agjensia e Mediave Audiovizive (AMA), ndaj piraterisë televizive të shtrirë në të gjithë vendin.

Ne ju mirëpresim në zyrat tona postare të blini sa më shpejtë të mundeni aparatin dekoder, me qëllim evitimin e rradhëve në periudhën e muajit shtator, ku do të ndërpriten sinjalet analoge në të gjithë Shqipërinë.

Dekoderi kushton 2940 lekë.

Theksojmë që, dekoderi zyrtar i RTSH-së gjendet ekskluzivisht vetëm në zyrat e Postës Shqiptare.

Rimbushjet elektronike mobile

Posta Shqiptare ka lidhur marrëveshje bashkëpunimi me  distributorin ASBS (Albanian Smart Business Solution) sh.p.k., dhe ofron në sportelet e saj rimbushje elektronike për të gjithë operatorët celularë , Vodafone, Telekom dhe Eagle.

Shërbimi Vodafone iu mundëson të gjithë abonentëve me parapagesë, Vodafone Card dhe Vodafone Club që të rimbushin llogarinë e tyre me vlerën që ata dëshirojnë duke filluar nga 100 lekë deri në 10,000 lekë pa patur nevojë të blejnë karta rimbushëse.

Shërbimi Telekom, ofron rimbushje elektronike Telekom Albania, në sportelet e Postës Shqiptare duke filluar nga 100 lekë deri në 10,000 lekë.

Shërbimi i rimbushjes elektronike Eagle ofron rimbushje për vlerat që ju dëshironi.

Rimbushje elektronike 

Rimbushje elektronike DigitAlb

Posta Shqiptare ka lidhur kontratë me Mobitel Communication sh.p.k., për kryerjen e shërbimit të rimbushjes elektronike DigitAlb. Shërbimi i kartave Smart të DigitAlb iu mundëson të gjithë abonentëve të DigitAlb që të rimbushin kartat Smart të DigitAlb pranë çdo zyre postare.

Shërbimi TRING TV

Posta Shqiptare sh.a, për llogari të bashkëpunimit me Shoqërinë ASBS “Albanian Smart Bussines Soultion” ofron shitjen online të abonimeve periodike të paketave nga Shoqëria “TRING TV’’ në 466 Zyra Postare.

Shitja e kuponave për aplikim për pasaporta biometrike dhe karta identiteti

Posta Shqiptare ofron shitjen e mandat-arkëtimeve të kuponave për aplikim për Karta Identiteti 1.500 lekë, Pasaporta Biometrike 7.500 lekë dhe Pasaporta Biometrike të Përshpejtuara 18.000 lekë në 14 Filiale të Posta Shqiptare.

Shitje shtypi

Posta Shqiptare ofron shitjen e shtypit të përditshëm gazeta /revista, si dhe kryerjen e abonimeve në shtypin e shkruar. Gazetat e shtypit të përditshëm, të cilat reklamohen pranë zyrave postare janë:
“Shekulli”, “Gazeta Mapo” “Tiranar Obsever”, “Gazeta Shqiptare”, “Tema” ,“Standart”, “Sport Expres”, “Telegraf”, “Panorama”, “Panorama Sport”, “Paloma” “Intervista” “Shqiptarja.com”.