8
8
Koliposta 2018-04-12T16:28:22+00:00

Koliposta

Quhen koliposta objektet që përmbajnë sende të ndryshme të lejuara për t’u vijuar me anë të postës Ato pranohen në sportelet tona si dhe për kolipostën e adresuar ndërkombëtare që hyn nga shtetet e tjera deri në 20 kg. Ndërsa kolipostat të cilat pranohen në sportelet tona janë në peshën deri në 10kg.

Dimensionet e kolive nuk duhet të kalojnë 1.8 m secila në shumën e përgjithshme të gjatësisë, gjerësisë dhe trashësisë me kusht që asnjë nga dimensionet e saj të mos kalojë 1.1m. Pranohen dhe koli kaba dimensionet e të cilave nuk duhet të kalojnë 2.25 m në shumën e përgjithshme të gjatësisë, gjerësisë dhe trashësisë, me kusht që asnjë nga dimensionet e saj të mos jetë më shumë se 1.5m.

Koliposta duhet të amballazhohet në përputhje me peshën dhe përmbajtjen, në mënyrë që ato të ruhen gjatë transportit dhe përpunimit. Ambalazhimi i tyre duhet bërë në përshtatje me materialin dhe përbërjen e objektit që do të postohet. Njëra faqe e kolisë duhet të jetë e sheshtë për të bërë shënimet e shërbimit, si dhe për të shënuar adresat e dërguesit dhe të marrësit. Mbërritja e një kolie i njoftohet marrësit me anë të një lajmërimi.

Marrësi është i detyruar të tërheqë objektin brenda 5 ditësh nga dita e marrjes së njoftimit. Për çdo ditë vonesë mbas ditës së pestë, klienti paguan magazinazh.

Në rastet kur dëshironi që koliposta juaj të dorëzohet menjëherë sapo të mbërrijë në zyrën e destinacionit përdoret shërbimi postar ekspres, me pagesë sipas tarifave të miratuara

Ndalohen për t’u futur në koli sendet e si më poshtë:

Sendet që paraqesin rrezik për punonjësin, ose që përbërja e tyre mund të prishë kolitë e tjera.

Lëndë narkotike ose substancë psikotrope

Kafshë të gjalla, materiale plasëse, djegëse ose lëndë të tjera të dëmshme.

Materiale pornografike, lëndë radioaktive.

Sende të ndaluara të importohen dhe të qarkullojnë në vendin e destinacionit.