8
8

Shërbimi Super Ekspres Mail (SEM)

/Shërbimi Super Ekspres Mail (SEM)
Shërbimi Super Ekspres Mail (SEM) 2018-09-11T16:22:19+00:00

Që prej datës 1 Shtator 2018, Posta Shqiptare ka hedhur në treg shërbimin e ri ekspres për jashtë vendit, të quajtur Super Ekspres Mail (SEM).

Ky do të jetë shërbimi më i shpejtë për jashtë vendit i ofruar ndonjëherë nga Posta Shqiptare, në bashkëpunim me kompani postare të cilat zënë një pjesë të rëndësishme të tregjeve botërore.
Afati i shpërndarjes së objekteve në destinacion është 24 orë nga momenti i daljes së objektit nga Shqipëria, për objektet me destinacion Europën 
dhe 48 orë për vendet e tjera të botës si: Amerikë, Kanada, Azi, etj.

Shërbimi i ri synon përmirësimin e ndjeshëm të performancës së postës ekspres për jashtë vendit, duke plotësuar gamën e shërbimeve të cilat ne ofrojmë, pa cënuar shërbimet ekzistuese si Ekspres Mail Service (EMS), shërbimet e regjistruara apo ato bazë.

Shërbimi SEM, si vlerë të shtuar të tij ka edhe shërbimin e sigurimit të përmbajtjes, i cili i mundëson klientëve tanë që kundrejt një pagese ekstra prej 500 lekë në tarifën e objektit postar që dërgohet, të dëmshpërblehen me shumën fikse prej 400 USD në rast humbje të objektit postar.

Shërbimi fillimisht do të ofrohet në çdo zyre postare qendër qyteti, për t’u zgjeruar më pas në të gjithë zyrat postare ku ofrohet shërbim postar.