8
8
TRANSFERTA PARASH 2018-04-24T11:10:41+00:00

Posta Shqiptare ofron edhe një sërë shërbime transfertash parash kombëtare/ndërkombëtare në të cilat përfshihen:

Transferta të parave (Tërheqje dhe dërgesa parash brenda vendit e ndërkombëtare), të cilat realizohen nëpërmjet:

1. Eurogiro (Transfertë ndërkombëtare elektronike të parave)

Posta Shqiptare nëpërmjet rrjetit Eurogiro ofron transferta cash-cash, transferta cash-llogari bankare dhe transferta Eurogiro ECI gjysëm-urgjente.

Në sportelet e Postës transfertat Eurogiro kryhen në Lekë ose në Euro. Kjo lloj transferte kryhet për 4-6 ditë pune të bankave, njoftimi i bëhet klientit nëpërmjet postës dhe përfituesit i paguhet 100% vlera e transfertës.

Ndërsa transfertat Eurogiro ECI janë transferta elektronike gjysëm urgjente, vetëm cash-cash dhe kryhet për 2-4 ditë pune të bankave.

                              Tarifat e transfertave për shërbimin Eurogiro

2. Moneygram (Transfertë ndërkombëtare elektronike të parave)

Këto transferta kryhen nëpërmjet programit të transertave me jashtë, Delta Works. Pavarësisht monedhës që merret në shtetin pritës, dërgesat kryhen të gjitha në monedhën Euro.

Pagesa të kredive të bankave si: Procredit, Iute Credit, Fondi Besa, Credins Bank

Bazuar në marrëveshjen që Posta Shqiptare ka me disa banka të nivelit të dytë, klientët mund të kryejnë pagesat e kredive të bankave si: Procredit, Iute Credit, Fondi Besa, Credins Bank.

Aplikime për kredi për Iute Credit

Bazuar në marrëveshjen me Iute Credit, Posta shqiptare ofron aplikimet për kredi në institucionin financiar Iute Credit.

Bono thesari

Klientët mund të  aplikojnë në sportelet e Postës Shqiptare për blerjet e Bonove të Thesarit.

Këmbim valutor

Në sportelet e Postës Shqiptare ju mund të kryeni këmbimin e monedhës kombëtare në valutë dhe/ose anasjelltas, si dhe veprimtarinë financiare të këmbimit të dy valutave me njëra tjetrën.