“URO ME NJË KARTOLINË”
Nxënësit e shkollës 9-vjeçare “4 Dëshmorët”, iu rikthyen traditës së dërgimit të kartolinave, duke organizuar projektin “Uro me një kartolinë”.
Posta Shqiptare ka ofruar mbështetjen e saj për realizimin e projektit, duke dhuruar kartolinat me imazhe të ndryshme nga qyteti i Tiranës, si dhe duke ofruar shërbimin postar falas, për postimin e tyre.
Ky projekt, konsiston në shitjen e kartolinave nga nxënësit e shkollës 9-vjeçare “4 Dëshmorët” në Sheshin “Skënderbej” dhe vlera monetare e përfituar nga shitja e tyre do të përdoret për të mbuluar nevojat e nxënësve të kësaj shkolle.
Gjithashtu, projekti do të shërbejë si një mundësi e mirë për të nxitur brezat e rinj të bëhen pjesë e nismave kulturore, humanitare, etj.
Për të gjithë ju, që urimin e festave të fundivitit dëshironi ta përcillni nëpërmjet një kartoline, mund të vizitoni stendën e fëmijëve, në Shëshin “Skënderbej”.